Login 
E Hene, 20 Nentor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

20
Nentor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
  Kategorite: Lufta II Boterore20 nėntor 1945 fillon gjyqi i krimeve tė luftės nė Nuremberg
Pershkrimi:
Mė 20 nėntor 1945, filluan, nė Nuremberg tė Gjermanisė, njė seri gjyqesh, pėr tė akuzuarit nazistė pėr krime lufte, tė drejtuara nga njė gjykatė ushtarake e pėrbėrė nga amerikanė, francezė dhe sovjetikė. U gjykuan njėzet e katėr ish zyrtarė nazistė dhe njė vit mė vonė, gjysma u dėnua me varje.

Gjyqet, pėr tė akuzuarit e krimeve tė luftės, u sanksionuan nga Marrėveshja e Londrės, e firmosur nė gusht tė vitit 1945 nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik dhe qeveria e pėrkohshme e Francės. Nė atė kohė u vendos qė zyrtarėt e Boshtit, krimet e tė cilėve shtriheshin pėrtej njė zone tė veēantė gjeografike, do tė gjykoheshin nga njė gjykatė ndėrkombėtare krimesh (gjyqi pėr tė akuzuarit japonez pėr krime lufte do tė bėhej nė Tokio). Nėntėmbėdhjetė vende tė tjera pėrfundimisht firmosėn pėr kushtet e Marrėveshjes.

Akuzat kundėr njėzet e katėr tė akuzuarve nė Nuremberg ishin si vijon: (1) krime kundėr paqes, qė do tė thotė, planifikimi dhe realizimi i luftrave qė dhunon marrėveshjet ndėrkombėtare; (2) krime kundėr njerėzimit, qė do tė thotė, dėbim, asgjesim dhe genocid kundėr popujve tė ndryshėm; (3) krime lufte, qė do tė thotė, veprimtaritė qė dhunojnė “rregullat” e luftės qė ishin vendosur nė fillim tė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė vonė nė marrėveshjet ndėrkombėtare; dhe (4) bashkėpunimi nė pėrmbushjen e njė ose tė gjithė krimeve tė sipėrpėrmendura.

Gjykata kishte autoritetin pėr tė gjetur nė tė njėjtėn kohė krimin individual dhe tė organizuar. Nė pėrfundim tė kėsaj ngjarjeje, anėtarėt e kėtij organizimi do tė gjykoheshin individualisht. Secili nga katėr nėnshkruesit e Marrėveshjes sė Londrės zgjodhėn njė anėtar dhe njė kandidaturė alternative pėr tė marrė pjesė nė gjyq. Kryeprokuror ishte amerikani Robert H. Jackson, tė cilit i ishte kėrkuar nga Presidenti Harry S. Truman tė krijonte njė strukturė pėr seancat. Tė pandehurit ishin ulur nė dy rreshta; secili nga tė akuzuarit dėgjonte njėkohėsisht pėrkthimin nėpėrmjet kufjeve.

U bėnė 216 seanca gjyqėsore. Mė 1 tetor 1946 u morėn vendimet pėr 22 nga 24 tė pandehurit (dy tė pandehur nuk ishin prezent; njėri ishte vetėvrarė nė qelinė e tij dhe tjetri u shpall i papėrgjegjshėm). 12 nga tė akuzuarit u dėnuan me varje, pėrfshirė Julius Shtraier (Julius Streicher) (propagandist), Alfred Rozenberg (Alfred Rosenberg) (ideolog anti-hebrej dhe Ministėr i territoreve tė pushtuara lindore), Joakim fon Ribentrop (Joachim von Ribbentrop) (Ministėr i Punėve tė Jashtme), Martin Borman (Martin Bormann) (Sekretar i Partisė Naziste), dhe Herman Gering (Herman Goering) (Komandant i Luftės dhe Drejtuesi i Gestapos). Dhjetė nga dymbėdhjetė tė dėnuarit u varėn mė 16 tetor. Borman u gjykua dhe u dėnua nė mungesė (ai mendohet se ka vdekur duke u pėrpjekur tė largohej nga bunkeri i Hitlerit, nė pėrfundim tė luftės, por u deklarua zyrtarisht i vdekur nė vitin 1973). Gering u vetėvra pėrpara se tė varej. Pjesa tjetėr e tė akuzuarve u dėnuan me burg duke filluar nga 10 vjet heqje lirie. E gjithė mbrojtja e bėrė pėr tė akuzuarit u refuzua, pėrfshirė edhe nocionin qė vetėm njė shtet, jo njė individ, mund tė bėnte tė tilla krime lufte.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart