Login 
E Merkure, 22 Nentor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

22
Nentor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
  Kategorite: Personalitete22 nėntor 1963 vritet Kenedi
Pershkrimi:
Mė 22 Nėntor 1963, Presidenti Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) u vra gjatė njė vizite nė Dallas, Teksas. Vdekja e tij krijoi zi tė madhe nė Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ndėrsa bėri automatikisht President, zv/presidentin Lindon Xhonson. Vdekja e parakohshme e Kenedit ngriti nje pikėpyetje te madhe nė lidhje me ate se “ēfarė do tė ndodhte” me Luftėn e Ftohtė.

Pas vdekjes sė Kenedit, njė numėr mbėshtetėsish argumentuan se nėse ai do tė kishte jetuar do tė kishte bėrė shumė qė tė pėrfundonte "Lufta e Ftohtė". Disa sugjeronin se ai do tė kishte zvogėluar shpenzimet ushtarake dhe do tė kishte vėnė nėn kontroll garėn e armatimit. Pohimi mė i pėrsėritur, i cili shėrbeu si temė kryesore nė filmin "JFK" tė Oliver Stone tė vitin 1991, ishte se Kenedi do tė kishte tėrhequr trupat amerikane nga Vietnami pasi tė rizgjidhej nė vitin 1964. Stone akuzoi militantėt e krahut tė djathtė nė qeverinė amerikane si autore qe kishin organizuar komplotin e vrasjes.

Ėshtė e vėshtirė tė thuash se ēfarė do tė kishte bėrė Kenedi nėse nuk do tė ishte vrarė nė nėntor tė vitit 1963, sipas pretendimeve te ngritura nga Stone dhe tė tjerė, por qe nuk mbėshteten ne fakte. Gjatė presidencė sė tij tė shkurtėr, Kenedi kėrkoi shpenzime mė tė larta ushtarake, duke i ēuar ato nė miliarda dollarė.

Pas humbjes sė turpshme nė "Gjirin e Derrave" (Bay of Pigs) nė Kubė, administrata e tij aprovoi "Operacionin Mongoose", njė program i CIA-s qė pėrfshinte komplote pėr tė destabilizuar qeverinė komuniste nė Kubė. Madje dhe u diskutua pėr vrasjen e liderit kuban Fidel Kastro.
Nė Vietnam, Kenedi rriti numrin e kėshilltarėve nga rreth 1.500 qė ishin kur ai u zgjodh, nė mė shumė se 16.000 nė kohėn e vdekjes sė tij. Administrata e tij gjithashtu mori pjesė nė planin e "goditjes sė befasishme" qė mė nė fund rrėzoi Presidentin e Vietnamit Jugor Ngo Dinh Diem, i cili u vra nga ushtria e tij vetėm tre javė para vrasjes sė Kenedit.

Ndoshta Kendedi do tė behej mė pak luftėtarė i "Luftės sė Ftohtė" pas 1964, por qė kishte pak shanse tė ndodhte para 22 nėntorit 1963.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart