Login 
Thursday, 23 Nentor 2017
Kalendari Mujor


Kategorite:
Kategorite: Te gjitha

23
Nentor 2017
Hen Mar Mer Enj Pre Sht Die
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
  Kategorite: Lufta II Boterore23 nėntor 1940 Rumania bėhet pjesė e fuqive tė Boshtit
Pershkrimi:
Mė 23 nėntor 1940, Rumania firmosi Paktin Tripalėsh, duke u bėrė zyrtarisht aleate me Gjermaninė, Italinė dhe Japoninė.

Nė fillim tė vitit 1937, Rumania ishte nėn kontrollin e njė qeverie fashiste qė kishte shumė ngjashmėri me atė tė Gjermanisė, pėrfshirė edhe ligjet e ngjashme kundėr hebrejve. Mbreti i Rumanisė, Karol II, njė vit mė vonė shpėrndau qeverinė pėr arsye tė dėshtimit nė ekonomi dhe vendosi si Kryeministėr Patriarkun Ortodoks tė Rumanisė. Por vdekja e Patriarkut dhe kryengritja e fshatarėve provokuan trazira nga organizata paraushtarake fashiste, Iron Guard, e cila donte tė impononte rregull. Nė qershor tė vitit 1940, Bashkimi Sovjetik pushtoi dy provinca tė Rumanisė. Mbreti kėrkoi aleat qė tė mbronte vendin dhe tė vendoste tė djathtėn nė pushtet. Kėshtu qė mė 5 korrik tė vitit 1940, Rumania u bė aleate me Gjermaninė Naziste – me qėllim qė tė pushtoheshin nga “aleati” i tij si pjesė e strategjisė sė Hitlerit pėr tė krijuar njė front tė madh lindor kundėr Bashkimit Sovjetik.

Mbreti Karol abdikoi mė 6 shtator 1940, duke e lėnė vendin nėn kontrollin e Kryeministrit fashist Ion Antonesku dhe Iron Guard. Firmosja e Paktit Tripalėsh ishte tashmė e paevitueshme. Fillimisht pakti zyrtarisht ishte formuluar nė Berlin, mė 27 shtator, si aleancė ndėrmjet Gjermanisė, Italisė dhe Japonisė e quajtur si “Boshti”. Sa mė shumė vende europiane bėheshin pjesė e dominimit dhe pushtimit fashist, ato gjithashtu bėheshin pjesė e paktit, megjithėse jo si partnerė tė barabartė (Hungaria u bė pjesė e Boshtit mė 20 nėntor). Tani ishte radha e Rumanisė.

Rumania do tė rimerrte territorin e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik kur Gjermania tė sulmonte Rusinė. Ajo gjithashtu duhej tė duronte dhe shfrytėzimin e burimeve tė saj nga Gjermania si aleate e saj. Pėrveē marrjes nėn kontroll tė puseve tė naftės, Hitleri do tė shfrytėzonte edhe prodhimet ushqimore tė Rumanisė, duke shkaktuar njė pakėsim tė ushqimeve pėr vendasit.

Pėrgatiti Dardana Cami


08:00  
09:00  
10:00  
11:00  
12:00  
13:00  
14:00  
15:00  
16:00  
17:00  


Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart