Login 

Marilyn Monroe gjendet e vdekur

Pershkrimi: Mė 5 gusht 1962, aktorja Marilyn Monroe gjendet e vdekur nė shtėpinė e saj nė Los Angeles. Ajo u gjet e zhveshur nė krevat me njė telefon nė dorė. Nėpėr dhomė u gjendėn shishe tė boshatisura ilaēesh, qė ajo i pėrdorte pėr tė kuruar depresionin. Pas investigimeve, policia e Los Angelesit konkludoi qė vdekja e saj ishte shkaktuar nga njė overdozė ilaēesh qetėsuese dhe ndoshta ishte vetėvrasje.

Marilyn Monroe lindi nė Los Angeles nė 1 qershor tė vitit 1926. Emri i saj i vėrtetė ishte Norma Jean Mortenson. Mamaja e saj kishte karakter tė paqėndrueshėm dhe herė pas here mbyllej nė azil. Norma Jean u edukua nga disa familje adoptuese dhe nė njė jetimore. Nė moshėn 16 vjeēare, ajo u martua me njė punonjės tė njė fabrike avionėsh, por ato u divorcuan disa vjet mė vonė. Nė vitin 1944, ajo filloi tė punojė si modele dhe nė vitin 1946 firmosi njė kontratė, me 20th Century Fox, duke marrė dhe emrin e saj tė artit Marilyn Monroe. Ajo luajti disa role nė filma dhe mė pas, nė vitin 1949, u rikthye tė punonte si modele, duke pozuar nudo pėr njė kalendar.

Nė dekadat e fundit, ka pasur disa teori konspirative rreth vdekjes sė saj, shumica e tė cilave tė ēojnė nė pėrfundimin qė ajo ėshtė vrarė nga John dhe/ose Robert Kennedy, me tė cilėt supozohej se kishte histori dashurie. Kėto teori pretendojnė se vėllezėrit Kennedy e vranė atė (ose e ēuan nė vetėvrasje) sepse kishin frikė se ajo do tė bėnte publike historitė e tyre tė dashurisė dhe disa sekrete qeveritare qė ajo dinte. Mė 4 gusht tė vitit 1962, Robert Kennedy, atėherė prokurore i pergjithshem nė kabinetin e vėllait tė tij me te madh, ishte nė fakt nė Los Angeles. Dy dekada mė vonė, shėrbėtorja e Monrosė, Eunice Murray, shpalli, pėr herė tė parė, se Robert Kennedi kishte vizituar Merlin, nė mbrėmjen e vdekjes sė saj, dhe ishte grindur me tė, por deklaratat e Murray janė tė diskutueshme.

Katėr dekada pas vdekjes sė saj, Marilyn Monroe, mbetet njė ikonė e madhe kulturore. Detajet e panjohura tė gjendjes sė saj, nė fund tė jetės, e bėjnė akoma mė mistike atė.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Merkure, 5 Gusht 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Diele, 27 Shtator 2015 15:34 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart