Login 

Hidhet bomba atomike nė Nagasaki

Pershkrimi: Mė 9 gusht tė vitit 1945, hidhet, nga Shtetet e Bashkuara, bomba e dytė atomike, nė Nagasaki tė Japonisė, duke realizuar, mė sė fundi, dorėzimin pa kushte tė Japonisė.

Shkatėrrimi i shkaktuar nė Hiroshima ishte i pamjaftueshėm pėr tė bindur Kėshillin Japonez tė Luftės, tė pranonte kėrkesėn e Konferencės sė Potsdamit, pėr dorėzimin pa kushte tė Japonisė. Pėr kėtė arsye, Shtetet e Bashkuara, tashmė, kishin planifikuar tė hidhnin bombėn e dytė atomike, tė quajtur “Fat Man”, mė 11 gusht. Pėr arsye tė motit tė keq, qė pritej nė atė ditė, bomba u hodh nė datėn 9 gusht. Kėshtu qė nė orėn 1:56 tė mėngjesit, njė avion bombardues special, B-29, i quajtur “Bock’s Car”, nėn drejtimin e Frederik Bock, u ngrit nga ishulli Tinian, nėn komandėn e Major Charles W. Sweeney. Nagasaki ishte njė qendėr industriale, pėr ndėrtimin e anijeve, pikėrisht pėr kėtė arsye u planifikua pėr t’u bombarduar. Bomba u hodh nė orėn 11:02 tė paradites, 1.650 feet (502.92 metra) mbi qytet. Shpėrthimi ishte ekuivalent me 22.000 ton TNT. Kodrat qė rrethonin qytetin rritėn forcėn shkatėrruese tė bombės. Numri i njerėzve tė vrarė mendohet tė jetė rreth 60.000 dhe 80.000 vetė (ėshtė e pamundur tė jepen shifra tė sakta, pasi shpėrthimi ka zhdukur trupat dhe ka shkatėrruar dokumentet).

Gjenerali Leslie R. Groves, personi pėrgjegjės pėr organizimin e Projektit Manhattan, qė gjeti zgjidhjen pėr prodhimin dhe shpėrthimin e bombės atomike, tha se njė bombė tjetėr atomike ishte gati pėr t’u pėrdorur, kundra Japonisė, rreth datės 17 ose 18 gusht, por kjo nuk u realizua, pasi Japonia kapitulloi mė 14 gusht. Edhe pse Kėshilli i Luftės i Japonisė ende mbetej i ndarė (“Ėshtė shumė shpejt tė thuash se lufta ėshtė e humbur,” thoshte Ministri i Luftės), Perandori Hirohito, i paduruar pėr tė pėrfunduar luftėn, me kėrkesė tė dy anėtarėve tė Kėshillit tė Luftės, u takua me Kėshillin dhe deklaroi qė “vazhdimi i luftės do tė ketė pasoja pėr popullin japonez...” Perandori i Japonisė autorizoi dorėzimin pa kushte.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Diele, 9 Gusht 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Diele, 27 Shtator 2015 15:36 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart