Login 

28 gusht 1941 masakėr masive nė Ukrainė

Pershkrimi: Mė 28 gusht tė vitit 1941, ne Luftėn e Dytė Botėrore, mė shumė se 23.000 hebrej hungarez u vranė nga Gestapo nė Ukrainėn e okupuar.

Invadimi gjerman, nė Bashkimit Sovjetik, kishte pėrparuar, duke sulmuar nga ajri Moskėn dhe pushtuar disa pjesė tė Ukrainės. Mė 26 gusht, Hitleri, i gėzuar pėr pushtimin, ftoi Benito Mussolinin nė Brest-Litovsk, ku gjermanėt kishin shkatėrruar fortesėn e qytetit. Ironia qėndronte se ukrainasit i kishin parė, nė tė vėrtetė, gjermanėt si ēlirues nga shtypėsit sovjetik dhe si aleat nė luftėn pėr pavarsi. Por nė fillim tė korrikut, gjermanėt arrestuan ukrainas, qė po organizoheshin pėr njė qeveri provizore me qėllim autonominė, dhe i futėn ata nė kampe pėrqėndrimi. Gjermanėt gjithashtu filluan tė copėtonin vendin, duke i dhėnė pjesė Polonisė (tashmė e pushtuar nga Gjermania) dhe Rumanisė.

Masakra tė vėrteta ishin rezervuar pėr hebrejt. Dhjetėra mijėra hebrej hungarezė u dėbuan nga vendi dhe migruan nė Ukrainė. Autoritetet gjermane u pėrpoqėn t’i rikthenin ata prapa por Hungaria nuk i pranoi. Gjenerali SS Franz Jaeckeln u zotua se do tė merrej me fluksin e refugjatėve me “asgjesimin e plotė tė tyre deri mė 1 shtator”. Ai pėrfundoi edhe mė shpejt se sa kishte premtuar. Mė 28 gusht, ai drejtoi mė shumė se 23.000 hebrej hungarezė nė krateret e bombarduara nė Kamenets Podolsk. I urdhėroi ata tė zhvisheshin, dhe urdhėroi tė qėlloheshin me breshėri armėsh. Ata qė nuk vdiqėn nga plumbat u varrosėn tė gjallė nėn kufomat qė ranė mbi to.

Mė shumė se 600.000 hebrej janė vrarė nė Ukrainė deri nė pėrfundim tė luftės.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Premte, 28 Gusht 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Diele, 27 Shtator 2015 15:49 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart