Login 

Hitleri fillon ndertimin autostradave te para ne bote

Pershkrimi: Me 5 korrik 1933, Fritz Todt u emeru inspektori i pergjithshem per ndertimin e autostradave ne Gjermani. Todt, nje inxhinier civil, qe kishte propozuar ndertimin e autostradave per zhvillim me te shpejte ekonomik te vendit, u zgjodh ne ate pozicion nga vete Hitleri me 1932. Ata ishin shoke me njeri tjetrin, dhe Todt mbeti nje anetare i denje i partise naziste deri ne fund te luftes se dyte boterore. Deri me 1936, u ndertuan 100.000 kilometra autostrade, duke e bere Gjermanine vendin me sistemin me te avancuar te transportit ne bote.
Ne nje fjalim me 1936, Todt deklaronte se "170.000.000 meter kub dhe' ishin levizur. Nje sasi e tille eshte sa per te mbushur aq kamione sa do e rrethonin boten kater here." Ai e mbylli fjalimin e tij me nje vleresim tipik te natyres Naziste per popullin gjerman. "Ato jane rruge te pakrahasueshme me te tjera ne bote, per bukurine dhe perfeksionin e tyre teknik. Eshte kjo rezultat i teknologjise? Jo! Si shume te tjera, eshte vetem puna e Adolf Hitlerit!", deklaroi ai.
Ndertimi i ketyre autostradave shkaktoi, ne fakt, zili te madhe ne boten industriale dhe ankth e habi per europianet. Nje gazete daneze deklaronte: "Ato [rruget] pasqyrojne energji kombetare qe duhet admiruar." Por, pak dyshuan se sistemi i rrugeve gjermane ishte hapi i pare i nazisteve per pushtimet e ardhshme drejt europes perendimore, sepse autostradat u dhane mundesi gjermaneve te leviznin ushtare e personel me shpejt, dhe ne numer me te madh se sa imagjinohej. Lehtesia me te cilen ushtaret gjermane hyne ne France, ishte mbi te gjitha per shkak te rrugeve te mira.
Todt u shnderua ne nje hero kombetare per krijimin e tij, ndersa autostradat gjermane inspiruan edhe presidentin amerikan Eisenhower per te bere nje sistem te ngjashem rrugesh edhe ne SHBA. Ai kishte qene ne Gjermani gjate Luftes se II Boterore, dhe pas kthimit ne vend, shprehu bindjen se rruget e medha sjellin mireqenie te madhe ekonomike.

Daten: E Diele, 5 Korrik 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Hene, 28 Shtator 2015 13:41 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart