Hitleri publikon Mein Kampf (“Lufta Ime”)

Pershkrimi: Me 18 Korrik 1925, shtatė muaj pasi u lirua nga burgu Landsberg, lideri nazist Adolf Hitler publikoi volumin e parė tė manifestit tė tij personal, Mein Kampf. I diktuar nga Hitleri gjatė qėndrimit tė tij nė burg, Mein kampf, ose “Lufta Ime”, ishte njė tregim i hidhur mbushur me pėrbuzje pėr moralitetin, adhurim pėr pushtetin, dhe projektin e planit tė tij pėr dominimin e botės nga nazistėt. Vepra autobiografike u bė Bibla e Partisė Naziste Gjermane.

Nė fillim tė viteve 1920, radhėt e partisė naziste tė Hitlerit u shtuan me gjermanė tė pakėnaqur nga qeveria demokratike gjermane, politika e majtė dhe hebrenjtė. Nė nėntor 1923, pasi qeveria Gjermane rifilloi pagesat e shpėrblimit tė luftės te Britania dhe Franca, nazistėt filluan “Beer Hall Putsch” - pėrpjekjen e tyre tė parė pėr marrjen e qeverisė Gjermane me forcė. Hitleri shpresonte qė revolucioni i tij nacionalist nė Bavari do tė pėrhapej tek ushtria gjermane e pakėnaqur, e cila do tė rrėzonte qeverinė nė Berlin. Megjithatė, kryengritja u ndalua menjėherė, dhe Hitleri u arrestua dhe u dėnua me pesė vjet burg pėr tradhti.

Nė burgun Landsberg, ai kaloi kohėn duke shkruar autobiografinė e tij, Mein Kampf, dhe duke praktikuar oratorinė e tij. Pas nėntė muajsh nė burg, presioni politik i mbėshtetėsve tė partisė naziste e liroi atė nga burgu. Gjatė viteve pasuese, Hitleri dhe liderė tė tjerė nazistė riorganizuan partinė e tyre si njė lėvizje masive fanatike qė fitoi nė mėnyrė legale maxhorancėn nė Parlamentin Gjerman – Reichstag – nė 1932. Nė tė njėjtin vit, Presidenti Paul von Hindenburg pengoi pėrpjekjet pėr president tė Hitlerit, por nė janar tė 1933 ai e emėroi Hitlerin kancelar.

Hindenburg nėnvlerėsoi guximin politik tė Hitlerit, dhe njė nga veprimet e para tė kancelarit ishte tė pėrdorte djegien e godinės Reichstag si njė pretekst pėr tė bėrė zgjedhje tė pėrgjithshme. Policia nėn drejtimin e nazistit Herman Goering shtypi shumė nga opozita pėrpara zgjedhjeve dhe nazistėt fituan maxhorancėn. Nė 1934, Hindenburg vdiq, dhe anėtarėt e fundit tė qeverisė demokratike gjermane u larguan, duke e lėnė Hitlerin drejtuesin e vetėm tė njė vendi me synim luftėn dhe genocidin.

Pergatiti Dardana Cami

Daten: E Shtune, 18 Korrik 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Hene, 28 Shtator 2015 13:51 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart