Login 

Egjipti shtetėzon Kanalin e Suezit

Pershkrimi: Me 26 Korrik 1956, filloi kriza e Suezit kur Presidenti Egjiptian Gamal Abdel Nasser shtetėzoi Kanalin e Suezit tė zotėruar nga britanikėt dhe francezėt.

Kanali i Suezit, i cili lidh detin Mesdhe dhe detin e Kuq, pėrmes Egjyptit, u pėrfundua nga inxhinierėt francezė nė vitin 1869. Pėr 87 vjet, ai mbeti nėn kontrollin e britanikėve dhe tė francezėve, dhe Europa varej tek ai pėr transportin jo tė kushtueshme tė naftės nga Lindja e Mesme.

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Egjipti detyroi trupat britanike tė evakuoheshin nga zona e kanalit tė Suezit, dhe nė korrik tė vitit 1956 Presidenti Nasser shtetėzoi Kanalin, duke shpresuar tė vinte taksa qė do tė shėrbenin pėr ndėrtimin e njė dige tė madhe nė lumin Nil. Si pėrgjigje, Izraeli ndėrhyri nė tetor, dhe trupat britanike dhe franceze zbarkuan nė fillim tė nėntorit nė zonėn e Kanalit. Nėn presionin e Bashkimit Sovjetik, Amerikės dhe Kombeve tė Bashkuara, Britania dhe Franca u tėrhoqėn nė dhjetor, dhe forcat izraelite u larguan nė mars tė vitit 1957. Atė muaj, Egjipti mori kontrollin e Kanalit dhe e rihapi atė pėr transportin tregtar.

Dhjetė vjet mė vonė, Egjipti mbylli Kanalin sėrish e cila u pasua nga Gjashtė Ditėt e Luftės dhe okupimin e gadishullit Sinai nga Izraeli. Gjatė tetė viteve pasuese, kanali i Suezit, i cili ndan gadishullin e Sinait nga pjesa tjetėr e Egjiptit, ishte njė vijė ndarėse midis ushtrisė egjiptiane dhe izraelite. Nė vitin 1975, Presidenti egjiptian Anvar el-Sadat, pas bisedimeve me Izraelin, si njė gjest paqeje, rihapi kanalin e Suezit. Sot, rreth 50 anije lundrojnė ēdo ditė nė Kanal, duke transportuar mė shumė se 300 milionė ton mallra nė vit.

Pergatiti Dardana Cami

Daten: E Diele, 26 Korrik 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Hene, 28 Shtator 2015 13:55 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart