Login 

28 korrik 1914 Austro-Hungaria i shpall luftė Serbisė

Pershkrimi: Nė 28 korrik 1914, njė muaj pasi Arkiduka Franz Ferdinand i Austrisė dhe gruaja e tij u vranė nga njė nacionalist serb nė Sarajevė, Austro-Hungaria i shpalli luftė Serbisė, duke filluar Luftėn e Parė Botėrore.
Tė kėrcėnuar nga ambiciet e Serbisė nė rajonin e trazuar tė Ballkanit, Austro-Hungaria vendosi qė pėrgjigja e duhur pėr vrasjen e Arkidukės ishte pėrgatitja pėr njė pushtim tė mundshėm tė Sėrbisė. Pasi siguroi mbėshtetjen e aleatit tė saj tė fuqishėm, Gjermanisė, Austro-Hungaria i paraqiti Serbisė njė ultimatum nė 23 korrik tė vitit 1914, duke i kėrkuar, pėrveē tė tjerash, qė e gjithė propaganda kundėr Austrisė tė ndalohej, dhe qė Austro-Hungaria tė lejohej tė investigonte pėr vrasjen e Arkidukės. Megjithėse Serbia pranoi tė gjitha kėrkesat e Austrisė pėrveē njėrės, qeveria austriake ndėrpreu marrdhėniet diplomatike me Serbinė nė 25 korrik dhe vazhdoi me pėrgatitjet ushtarake. Ndėrkohė, Rusia e alarmuar nga kriza e pashmangshme – njė nga pėrkrahėset mė tė fuqishme tė Sėrbisė nė Ballkan – filloi hapat e parė pėr mobilizimin ushtarak kundėr Austrisė.

Nė ditėt qė pasuan ndėrprerjen e marrdhėnieve diplomatike tė Austrisė me Serbinė, pjesa tjetėr e Europės, duke pėrfshirė dhe aleatėt e Rusisė, Britaninė dhe Francėn, vėshtruan me shqetėsim, duke pasur frikė njė shpėrthim tė menjėhershėm tė konfliktit nė Ballkan qė me ndėrhyrjen e Rusisė, rrezikonte tė shnderohej ne njė luftė tė pėrgjithshme Europiane. Zyra e Jashtme Britanike loboi tek homologėt e saj nė Berlin, Paris dhe Romė me idenė e njė kongresi ndėrkombėtar me synimin pėr zbutjen e konfliktit. Qeveria gjermane u pozicionua kundėr kėtij qėllimi dhe i sugjeroi Vienės tė vazhdonte me planet e saj.

Nė 28 korrik, 1914, pas njė vendimi pėrfundimtar tė marrė njė ditė mė parė si pėrgjigje tė presionit tė bėrė nga Gjermania pėr njė ndėrhyrje tė menjėhershme, Austro-Hungaria i shpalli luftė Sėrbisė. Si pėrgjigje, Rusia zyrtarisht urdhėroi mobilizimin nė tė katėrt krahinat pėrballė Galicias, nė frontin e pėrbashkėt me Perandorinė Austro-Hungareze. Atė natė, divizionet e artilerisė austriake filluan njė bombardim tė shkurtėr, jo tė efektshėm nė Beograd pėrmes lumit Danub.

“E dashura ime, ēdo gjė priret drejt katastrofės dhe shkatėrrimit,” i shkruan zyrtari i flotės britanike, Winston Churchill, gruas sė tij nė mesnatėn e 29 korrikut. Nė 1 gusht, Gjermania i shpalli luftė Rusisė, pasi kėrkesat e saj pėr ndalimin e mobilizimit u kundėrshtuan nga Rusia. Aleatja e Rusisė, Franca, urdhėroi mobilizimin e pėrgjithshėm po atė ditė, dhe me 3 gusht, Franca dhe Gjermania i shpallėn luftė njėra-tjetrės. Ushtria gjermane kishte planifikuar pushtimin e Belgjikės neutrale, e shpallur nė 4 gusht, e shtyu Britaninė ti shpallte luftė Gjermanisė. Si rrjedhim, nė verėn e vitit 1914, fuqitė e mėdha nė botėn Perėndimore – me pėrjashtim te Shteteve tė Bashkuara e Italisė, tė cilat tė dyja u deklaruan neutrale, pėr aq kohė sa ishin – u pėrfshinė nė Luftėn e Parė Botėrore.

Pergatiti Dardana Cami

Daten: E Marte, 28 Korrik 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta I Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Hene, 28 Shtator 2015 13:58 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart