6 qershor 1944 Aleatėt mėsyjnė nė Francė

Pershkrimi: Mė 6 qershor 1944, nė Luftėn e II Botėrore, gjenerali suprem i komandės sė Aleatėve, Dwight D. Eisenhower, dha urdhėr pėr mėsymjen mė tė madhe nė historinė e operacioneve ushtarake botėrore, te ashtuquajturin operacion (tė koduar) "D-Day". Invasioni i Aleatėve filloi nė Francėn Veriore, Normandi.


Foto origjinale nga mėsymja e Aleatėve

Nė tė zbardhur tė datės 6 qershor 1944, 18 mijė parashutistė amerikanė e britanikė kishin zbarkuar tashmė nė tokėn franceze. Ndėrsa nė orėn 6:30 tė mengjesit, trupat ushtarake amerikane filluan mėsymjen nga deti nė drejtim tė brigjeve franceze tė Utah dhe Omaha. Nė Omaha, Divizioni i Parė amerikane ndeshi nė rezistencė tė fortė tė gjermanėve, ku si pasojė shumė ushtarė humbėn jetėt, dhe mjaft tė plagosur u mbytėn nė det. Edhe trupat britanike e kanadeze, qė hynė nė brigjet e Gold, Juno dhe Sword, ndeshėn gjithashtu nė rezistencė gjermane, por gjithsesi nga fundi i ditės ata zbarkuan nė territorin francez duke i detyruar gjermanėt tė sprapsen nė thellėsi.

Pavarėsisht rezistencės gjermane, Aleatet nuk pėsuan shumė humbje. SHBA dhe Britania patėn secila rreth 1100 ushtarė tė vrarė, ndėrsa Kanadaja 355.
Para se tė ngrysej, 155 mijė trupat e Aleatėve hynė nė Normandi, nė territorin francez.

Daten: E Shtune, 6 Qeshor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:17 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart