13 qershor 323 vdes Aleksandri i Madh

Pershkrimi: Mė 13 qershor tė vitit 323 (para erės sonė) vdiq nė Babiloni (Iraku i sotėm), nė moshėn 33 vjeē, Aleksandri i Madh i Maqedonisė, njė gjeni i vėrtetė qė nė moshė tė re, i cili krijoi njė perandori tė shtrirė nga Mesdheu Lindor deri nė Indi.

I biri i mbretit Filipi II dhe mbretėreshės Olympia, Aleksandri morri edukatė klasike nga Aristoteli, dhe edukatė ushtarake nga i ati. Qė nė moshėn 16 vjeē ai komandoi trupat e para nė betejė. Pas dy vjetėsh ai u bė komandati i pėrgjithshėm i ushtrisė dhe mposhti grekėt nė betejėn e Caeronas, gjė qė solli aneksimin e Greqisė nga Maqedonia.

Dy vjet mė vonė Aleksandri filloi fushatat nė drejtim tė Azisė pėr tė pėrmbushur endrrėn e tė atit pėr pushtimin e Persisė. Gjatė betejave kundėr Persisė ai shfaqi njė talent dhe strategji tė paparė nė luftime, duke mos humbur asnjė betejė. Nga viti 330 Persia dhe njė pjesė e Azisė ishte pushtuar nga ai. Nė kėtė periudhė ai themelon qytetin e Aleksandrias (Egjipt), duke i vėnė emrin e tij.

Megjithėse zotėronte tashmė perandorinė mė tė madhe tė kohės, ai vendosi tė fillonte njė fushatė tė re menjėherė pas kthimit nga Persia. Rreth vitit 327 ai pushtoi Afganistanin, Azinė Qėndrore dhe veriun e Indisė.
Vitin nė vijim ushtria refuzoi tė vijonte fushatat e pushtimeve pas 8 vjet luftrash tė lodhshme, dhe Aleksandri vendosi ta kthente atė nė vend. Pas arritjes nė Babiloni, ai filloi ndėrtimin e njė flote detare pėr tė udhetuar drejt Aleksandrisė. Por nė qershor tė vitit 323, ndėrsa anijet e tij po pėrfundonin, ai u sėmurė papritur dhe vdiq. Ishte 33 vjeē. Duke e konsideruar veten njė Zot tė pavdekshėm, ai nuk kishte caktuar njė pasardhės, gje qė solli rrėnimin e perandorisė sė tij nė klane e fraksione luftarake brenda njė viti. Mė vonė trupi i tij u dėrgua nė Aleksandri dhe u vendos tė prehej nė njė arkivol floriri.

Daten: E Shtune, 13 Qeshor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:19 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart