19 qershor 1953 ekzekutohet ēifti Rosenberg

Pershkrimi: Mė 19 qershor 1953, Julius dhe Ethel Rosenberg, qė ishin dėnuar pėr dhėnien e sekretit atomik tė SHBA-s tek sovietikėt, u ekzekutuan nė New York. Tė dy refuzuan tė pranonin akuzėn dhe pretenduan pafajėsinė deri nė minutėn e fundit, para ekzekutimit nė karrike elektrike. Rosenberget ishin qytetarėt e parė amerikanė tė dėnuar e ekzekutuar pėr spiunazh nė ShBA, ndėrsa ēėshtja e tyre mbetet e debatueshme edhe sot e kėsaj dite.

Ēėshtja Rosenberg filloi me arrestin e Klaus Fuchs, njė i lindur nė Gjermani dhe njė shkencetarė i punėsuar nė SHBA qė pranoi dhėnien e informacioneve tė klasifikuara pėr programin atomik tė SHBA-s pėr Sovietikėt. Nė vijim tė dėnimit tė tij mė 1950, autoritetet amerikane filluan investime shtesė nė qendrėn top-sekret tė zhvillimit bėrthamor nė SHBA ku Fuchs punonte gjatė Luftės sė II Botėrore, gjė qė solli arrestimin e Rosenbergėve.

Julius Rosenberg punonte si inxhinier pėr ushtrinė amerikane, dhe e shoqja, Ethel Greenglass (Rosenberg), punonte si sekretare. Tė dy kshin lindur nė New York, dhe ishin njohur sė bashku nė Ligėn e Rinisė Komuniste. Ēifti Rosenberg u implikua nga vėllai i Ethel, David Greenglass, i cili punonte nė laboratorin e bombės atomike nė New Mexico.

Gjatė gjyqit Rosenbergėt pretenduan pafajėsinė, megjithėse Greenglass, qe e kishte pranuar fajesinė, pranoi tė dėshmonte kundėr tyre. Nė fund tė gjyqit, mė 5 prill 1951, David Greenglass u dėnua me 15 vjet burg (bėri vetėm 10), ndėrsa Rosengergėt u dėnuan me vdekje.

Gjatė dy viteve nė vijim, ēifti Rosenberg u bė subjekt i jashtėzakonshėm debati brenda dhe jashtė SHBA-s. Njė pjesė mendonin se dėnimi i tyre me vdekje ishte i egėr dhe i pazakontė, dhe reflektonte urrejtjen histerike amerikane pėr komunizmin. Por shumė amerikanė mendonin se ēifti Rosenberg mori dėnimin e drejtė, duke suportuar presidentin e tyre Dwight D. Eisenhower, i cili tha se: "Rosenbergėt kishin dėnuar me vdekje miliona njerėz tė pafajshėm duke rritur mundėsinė e luftės atomike."

Daten: E Premte, 19 Qeshor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:27 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart