Login 

4 maj 1980 vdes Josip Broz Tito

Pershkrimi: Me 4 maj 1980, vdiq ne Beograd ne moshen 88 vjec Josip Broz Tito, lideri komunist i Jugosllavise qe nga 1945. Gjate 35 viteve te sundimit te tij, Tito e udhehoqi Jugosllavine ne nje rruge politike te pavarur te kombinuar me dogmen marksiste, dhe shpesh me perleshje ne maredheniet me Bashkimin Sovietik.

Tito kishte lindur ne nje familje te madhe fshatare ne Kroaci me 1892. Ne ate kohe, Kroacia ishte pjese e Austro-Hugarise, dhe me 1913 Tito u mobilizua ne ushtrine e ketij shteti. Pas shperthimit te Luftes I Boterore, ai luftoi kunder serbeve dhe me 1915 u dergua ne frontin rus, ku u zu rob. Ne kampin e roberve te luftes, ai u konvertua ne bolshevik dhe me 1917 mori pjese ne Revolucionin Rus. Ai luftoi me Garden e Kuqe gjate Luftes Civile ruse dhe me 1920 kthehet ne Kroaci, e cila tashme ishte pjese e mbreterise Jugosllave te dominuar nga serbet.

Ai iu bashkua Partise Komuniste te Jugosllavise, dhe komunistet partizane e bene ate lider gjate rezistences anti-naziste. Me 1944 forcat sovietike cliruan Jugosllavine dhe ne mars 1945 Marshall Tito u instalua si koka e nje qeverie te re federale Jugosllave. Jo-komunistet u debuan nga qeveria dhe ne nentor 1945 Tito u zgjodh kryeminister nga zgjedhje te kufizuara vetem brenda Frontit Kombetare te perbere nga komunistet. Ne te njejtin muaj, Republika Popullore Federale e Jugosllavise u deklarua nen nje kushtetute te re.

Megjithese Republika Jugosllave kishte promovuar nje fare autonomie ne disa aspekte te jetes, Tito zoteronte pushtetin final dhe sundoi me diktatorship, duke shtypur opoziten. Stili i tij i pavarur ne politiken e jashtme, krijoi konflikt me BS, dhe ne fillim te 1948-s Stalini provoi ta permbyse lidershipin jugosllav. Tito arriti te ruaj kontrollin, dhe me vone gjate 1948 Jugosllavia u perjashtua nga Kominterni dhe nga partite komuniste te Europes Lindore.
Jugosllavia u josh nga Perendimi, qe i ofroi ndihme dhe asistence ushtarake, duke perfshire dhe nje shoqerim informal ne NATO. Pas vdekjes se Stalinit me 1953, maredheniet Jugosllavo-Sovietike u permiresuan gradualisht, por Tito ishte kritik per invazionet ne Hungari e Cekosllovaki.
Pritja amerikane qe Tito te devijonte nga ideologjia e tij marksiste, rezultoi te ishte e gabuar. Deri ne vdekjen e tij me 1980, Tito mbeti nje komunist i vendosur.

Daten: E Hene, 4 Maj 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:30 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart