5 maj 1821 vdes Napoleon Bonaparte

Pershkrimi: Mė 5 maj 1821, ish sunduesi i Francės, Napoleon Bonaparte, qė mė parė kishte ngritur perandorinė e tij pothuajse pėrreth gjithė Europės, vdiq si njė i burgosur i Britanisė, nė ishullin e largėt Saint Helena, nė jug tė oqeanit Atlantik.

I lindur nė ishullin e Korsikės, njėri prej strategėve ushtarak mė tė medhenj tė historisė, ai u ngjit shpejt nė rangjet e Ushtrisė Revolucionare Franceze gjatė fundit tė 1790-s. Rreth 1799, Franca ishte nė luftė me shumicėn e Europės, dhe Napoleoni u ri-kthye nė vend nga fushata e tij nė Egjipt pėr tė rivendosur pėrsėri sundimin e qeverisė franceze dhe pėr tė shpėtuar kombin e tij nga kolapsi. Pasi u bė konsull i parė nė muajin shkurt tė 1800-s, ai riorganizoi ushtrinė e tij dhe mundi Austrinė. Mė 1802 themeloi Kodin e Napolonit, njė sistem i ri nė legjislacionin francez, dhe mė 1804 u kurorėzua perandor i Francės, perandori qe u shtri nga lumi Elbe nė veri, nė jug tė Italisė, dhe nga malet Pirene deri ne bregdetin dalmat.

Nė fillim tė 1812, Napoleoni filloi tė pėsoj disfatat e para tė rėndėsishme nė karrierėn e tij ushtarake, qė vazhdoi me humbjen e rėndė nė Rusi, humbjen e sundimit nė Spanjė, deri nė disfatėn totale tė 1814-s. I dėbuar nė ishullin Elbes, ai arriti tė kthehet pėrsėri nė Francė, nė fillim tė 1815-s dhe ngriti njė ushtri tė re tė madhe qė pati disa suksese tė pėrkohshme para disfatės vendimtare tė Waterloos, shkaktuar nga njė force aleate nėn Wellingtonin mė 18 qershor 1815. Pas kėsaj Napoleoni shkoi nė egzil nė ishullin Saint Helena pėrgjate bregdetit tė Afrikes. Gjashtė vite mė vonė ai vdiq nga sėmundja e kancerit tė stomakut, dhe mė 1840 trupi i tij u kthye nė Paris, ku u varros nė Hotel des Invalides.

Daten: E Marte, 5 Maj 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:35 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart