Login 

8 maj 1945 SHBA dhe Britania festojne fitoren mbi Nazizmin

Pershkrimi: Me 8 maj 1945, Britania e Madhe dhe Shtetetet e Bashkuara te Amerikes festuan diten e fitores mbi nazizmin. Ne qytetet e te dy vendeve, si dhe ne qytetet e cliruara te Europes Perendimore, u valviten flamuj e banderola per disfaten e Gjermanise naziste.

Tete maji eshte dita kur trupat nazite anembane Europes dorezuan masivisht armet: Ne Prage, gjermanet te rrethuar nga sovietiket, pasi keto te fundit kishin humbur me shume se 8 mije trupa, ndersa gjermanet edhe me shume; ne Kopenhagen dhe Oslo; ne Karlshorst, afer Berlinit; ne veri te Letonise, etj - gjermanet u dorezuan. Gjithashtu shume dokumenta dorezimi u firmosen ne Berlin e ne Gjermanine lindore.

Shqetesimi kryesore i trupave gjermane ishte qe te mos binin rob te sovietikeve. Rreth 1 milion gjermane tentuan nje eksod masiv per ne perendim kur luftimet ne Cekosllovaki perfunduan, por u ndaluan nga ruset dhe u kapen. Ruset zune perafersisht 2 milion rober lufte pak para dhe pas dorezimit te Gjermanise.

Nderkohe, me shume se 13 mije rober lufte britanik u liruan dhe u derguan ne Britanine e Madhe.

Konfrontimi sporadik gjermano-sovietik do te vijonte edhe ne diten e neserme. Me 9 maj, sovietiket humben edhe 600 ushtare te tjere ne Silezi para se gjermanet te dorezoheshin. Si pasoje e kesaj, Dita e Fitores mbi nazizmin nuk u festua deri me 9 maj ne Moske, kur Stalini ne nje fjalim ne radio do te deklaronte se: "Perjekja e gjate e kombeve sllave perfundoi me fitore. Kurajoja juaj e mundi nazizmin. Lufta mbaroi." Ne kete menyre Bashkimi Sovietik e vendosi Diten e Fitores mbi nazizmin me 9 maj.

Daten: E Premte, 8 Maj 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:37 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart