10 maj 1940 Churchill emerohet Kryeminister

Pershkrimi: Me 10 maj 1940, Winston Churchill u thirr te drejtonte qeverine britanike pas humbjes se votebesimit ne Parlament nga kryeministri Neville Chamberlain.
Me 1938, Kryeministri Chamberlain firmosi Paktin e Munihut me liderin nazist Adolf Hitler, qe njihte pushtimin e Cekosllovakise nga Gjermania, por sipas kryeministrit britanik, "paqja tani nuk do te cenohej". Ne shtator 1939, e ashtuquajtura paqe u violentua nga Hitleri me invazionin ne Poloni. Chamberlain i deklaroi lufte Gjermanise, por gjate tete muajve te ardhshem tregoi se ishte i paafte te shpetonte Europen nga pushtimi nazist. Pas deshtimit britanik per te penguar pushtimin nazist te Norvegjise ne prill 1940, Chamberlain humbi mbeshtetjen e shume anetareve te Partise Konservatore. Me 10 maj, Hitleri sulmoi Hollanden e Belgjiken. Ne te njejten dite, Chamberlain humbi formalisht votebesimin e Parlamentit.

Churchill, qe njihej per aftesite e tij ushtarake, u emerua Kryeminister i Britanise. Ai formoi nje qeveri me koalicion te gjere te te gjitha partive qe shpejt fitoi popullaritetin e britanikeve.

Daten: E Diele, 10 Maj 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:40 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart