Login 

1 tetor 1946 dėnohen nė Nuremberg kriminelėt nazistė

Pershkrimi: Mė 1 tetor tė vitit 1946, 12 nazistė, tė rangut tė lartė, u dėnuan me vdekje nga Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve tė Luftės, nė Nuremberg. Nė mes tė tė dėnuarve, me varje, ishin Joachim von Ribbentrop, Ministri nazist i Punėve tė Jashtme; Hermann Goering, themeluesi i Gestapos dhe kryetar i forcave ajrore gjermane; dhe Wilhelm Frick, Ministri i Brendshėm. Shtatė persona tė tjerė, pėrfshirė Rudolf Hess, ish-zėvendėsi i Adolf Hitlerit, u dėnuan me 10 vjet burg. Tre tė tjerėt u liruan.

Procesi gjyqėsor, qė zgjati rreth 10 muaj, u drejtua nga njė gjykatė ndėrkombėtare e pėrbėrė nga pėrfaqėsues nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe. Ky ishte gjyqi i parė i kėtij lloji nė histori dhe tė akuzuarit u pėrballėn me akuza pėr krime kundėr paqes, krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit. Mė 16 tetor, 10 nga arkitektėt e politikave naziste u ekzekutuan me varje. Hermann Goering, i cili nė vendimin e gjykates u etiketua si “drejtues i luftės agresive dhe krijuesi i programit tiranik kundėr hebrenjve” u helmua nė prag tė ekzekutimit tė tij. Lideri i Partisė Naziste Martin Bormann u dėnua me vdekje nė mungesė; ai ka vdekur nė Berlin nė fund tė luftės.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: Thursday, 1 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:58 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart