14 maj 1948 themelohet shteti i Izraelit

Pershkrimi: Me 14 maj 1948, u krijua ne Tel Aviv shteti i Izraelit, ku drejtuesi i Agjensise se Hebrejve David Ben-Gurion deklaroi krijimin e shtetit te Izraelit pas 2 mije vite mungese. Ne ceremonine e pasdites ne Muzeun e Artit ne Tel Aviv, Ben-Gurion prnoncoi fjalet: "Ne sot deklarojme shtetin e hebrejve ne Palestine te quajtur Izrael," duke provokuar duartrokitje dhe te qara nga turma e mbledhur ne muze. Ben-Gurion u be kryeministri i pare i vendit.

Me 29 nentor 1947, OKB votoi per ndarjen e Palestines dhe krijimin e nje shteti te pavaruar te hebrejve, megjithe kundershtimin e forte arab. Konflifkti modern mes palestinezeve dhe hebrejve filloi ne vitet 1910, kur te dy grupet pretenduan te kontrollojne territore britanike te atij rajoni. Hebrejte quheshin Sionist, qe ishin emigrante te sapo ardhur nga Eurapa dhe Rusia, te kthyer ne atdheun e tyre te lashtesise per te krijuar kombin e hebrejve. Palestinezet kerkonin largimin e hebrejve nga shteti i Palestines.
Ne fillim te vitit 1929 te dy palet luftuan hapur kunder njera tjetres, dhe britaniket (qe kishin kujdestarine e rajonit) tentuan te kufizojne emigrimin hebrej per ne Palestine, qe te menjanohej konflikti. Gjate Luftes se II Boterore, per shkak te Holokaustit ne Europe, shume hebrej hyne ilegalisht ne Palestine dhe u organizuan ne grupe radikale kunder britanikeve. Ne fund te luftes se II Boterore, Britania e paafte te gjeje nje zgjidhje praktike, ja adresoi problemin OKB-se, e cila me 29 nentor 1947 vendosi ndarjen e Palestines mes arabeve dhe hebrejve.

Me 14 maj 1948, Britaniket u larguan nga rajoni pas mbarimit te mandatit te kujdestarise, ndersa hebrejte themeluan menjehere shtetin e tyre te Izraelit. Te nesermen e kesaj dite, forca ushtarake nga Egjipti, Transjordania, Siria, Libani dhe Iraku sulmuan Izraelin. Megjithese i dobet ushtarakisht, Izraeli arriti ta menaxhoje me sukses sulmin arab, dhe madje te pushtoje territore te tjera arabe, territore te cilat me largimin e popullsise arabe mbeten etnikisht te pasterta. Me 1949, OKB njohu pushtimet izraelite si territore te ketij vendi.

Daten: Thursday, 14 Maj 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:46 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart