Login 

5 prill 1955 Winston Churchill jep doreheqjen

Pershkrimi: Me 5 prill 1955, Winston Churchill jep doreheqjen.
Winston Leonard Spencer Churchill, lideri britanik qe udhehoqi Britanine e Madhe dhe aleatet gjate krizes se Luftes II Boterore, ka lindur ne Pallatin Blenheim ne Oxfordshire, Angli.
Churchill rridhte nga nje familje me histori te gjate ne sherbimin ushtarak, dhe pas vdekjes se te jatit me 1895, Churchill filloi karrieren ushtarake, duke sherbyer ne Indi, Sudan dhe Afriken e Jugut, ku u shqua disa here ne beteja te ndryshme. Me 1899 ai largohet nga ushtria dhe fillon karrieren politike, ku me 1900 zgjidhet ne parlament si perfaqesues i Partise se djathte konservatore. Me 1904 ai ndryshon drejtim politik dhe bashkohet me Partine e majte liberale, duke sherbyer ne disa poste te rendesishme sheterore.

Me 1915, ne pjese e dyte te Luftes I Boterore, Churchill u konsiderua pergjegjes per humbjet e fushatave ushtarake ne Dardanele dhe Gallipoli, dhe u perjashtua nga koalicioni qeveritar i luftes. Ne kete kohe ai shkoi vullnetar ne lufte si komandant i nje batalioni britanik ne France. Me 1917 Churchill i rikthehet perseri politikes si anetare i qeverise liberale. Nga 1919-1921 ai ishte sekretar shteti per luften, ndersa me 1924 rikthehet ne partine e djathte konservatore. Gjate viteve 1929-39 ai parashikoi agresionet ushtarake gjermane dhe japoneze dhe paralajmeroi ne kete aspekt.

Pas shperthimit te Luftes II Boterore, Churchill u riemerua ne postin e Lordit te Pare te Admiraleve, dhe 8 muaj me vone behet Kryeminister i nje qeverie koalicioni. Ne vitin e pare te administrates se tij, Britania qendroi e vetme kunder agresionit nazist gjerman, por Churchill i premtoi vendit dhe botes se populli britanik "kurre nuk do te dorezohej". Ai bindi britaniket ti bashkoheshin rezistences dhe orkestroi me zgjuarsi Presidentin amerikan Rusvelt dhe liderin sovietik Stalin te bashkoheshin ne nje aleance qe arriti me sukses te mposhte fuqite e Boshtit te Qendres".

Ne korrik te 1945, 3 muaj pas disfates gjermane, qeveria e tij konservatore humbi ne zgjedhjet e pergjithshme dhe Churchill dha doreheqjen si Kryeminister. Ai u be lideri i opozites se djathte dhe me 1951 u zgjodh perseri Kryeminister. Dy vite me vone ai fitoi Cmimin Nobel ne letersi per 6 vellimet e tij historike te studimit te Luftes II Boterore dhe per fjalime te ndryshme politike. Me 1955 Churchill doli ne pension si Kryeminister por qendroi si anetare parlamenti deri ne vitin 1964, nje vit para vdekjes.

Daten: E Diele, 5 Prill 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 14:25 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart