Login 

2 tetor 1919 Presidenti Amerikan Woodrow Wilson pėson paralizė

Pershkrimi: Mė 2 tetor 1919, nė Shtėpinė e Bardhė, nė Washington D.C., Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Woodrow Wilson, pėsoi njė goditje tė rėndė qė e la atė pjesėrisht tė paralizuar nė anėn e majtė dhe qė nė tė vėrtetė i dha fund karrierės sė tij presidenciale.

Nė kohėn e goditjes, Wilson ishte i angazhuar, me tė gjitha fuqitė e tij, nė njė pėrpjekje tė pakufishme pėr tė fituar mbėshtetjen e publikut amerikan pėr Traktatin e Versajės dhe vizionin e tij pėr bashkėpunimin ndėrkombėtar, nėpėrmjet Lidhjes sė Kombeve, pėr tė pėrballuar pasojat shkatėrruese tė Luftės sė Parė Botėrore. Pasi Komiteti i Marrėdhėnieve me Jashtė, nė Senatin Amerikan, filloi debatin e tij mbi Traktatin, nė fund tė korrikut, Wilson ndėrmori njė hap tė pashembullt duke u shfaqur personalisht pėrpara Komitetit. Ai diskutoi me zell nė mbrojtje tė ratifikimit tė Traktatit dhe e bėri tė qartė se ai s’do tė pranonte asnjė ndryshim tė tij. Ndėrkohė qė Komiteti – i drejtuar nga kundėrshtari i Wilsonit, Senatori Republikan Henry Cabot Lodge – votoi disa amendamente tė Traktatit, Wilson ia prezantoi ēėshtjen popullit amerikan, duke injoruar kėshillat e doktorėve dhe duke filluar njė tur nėpėr Amerikė pėr tė marė mbėshtetje pėr Traktatin dhe Lidhjen e Kombeve.

Mė 2 shtator tė vitit 1919 Wilson filloi udhėtimin nėpėr Amerikė. Nė fund tė muajit, pasi kishte udhėtuar vazhdimisht dhe duke mbajtur rreth 3 fjalime nė ditė, Wilson pati njė lodhje tė madhe. Mė 25 shtator ai u rrėzua, pasi mbajti njė fjalim nė Pueblo tė Kolorados. Mė 2 tetor, pasi u kthye nė Washington, njė hemorragji cerebrale gati i mori jetėn. Edhe pse i pafuqishėm, Wilsoni vazhdoi tė influenconte debatet nė lidhje me Traktatin e Versajės. Mė 19 mars tė vitit 1920, pas njė lufte tė gjatė dhe tė hidhur, Senati votoi mocionin e Lodge – por vetėm me njė numėr amendamentesh. Nė sajė tė senatorėve besnikė tė Wilsonit – tė cilėt mbetėn tė vendosur pėr mosratifikimin e Traktatit me ndonjė version kompromisi – dhe ata tė cilėt ishin kundra ēdo forme tė traktatit, rezoluta e ratifikimit dėshtoi pėr tė marrė dy tė tretat e maxhorancės sė nevojshme dhe Senati, si pasojė, refuzoi tė ratifikonte Traktatin e Versajės.

Fituesi i Ēmimit Nobel pėr Paqen nė vitin 1919, Wilson pėrfundoi mandatin si president dhe kaloi tre vitet e fundit tė jetės nė pension, nėn kujdesin e gruas sė tij tė dytė, Edith. Ai vdiq nė vitin 1924.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Premte, 2 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 18:59 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart