Login 

6 prill 1917 SHBA hyn ne Luften I Boterore

Pershkrimi: Me 6 prill 1917, SHBA hyri ne Luften e Pare Boterore. Dy dite pasi senati amerikan votoi 82 me 6 per ti deklaruar lufte Gjermanise, Kongresi Amerikan mbeshteti kete deklarate duke votuar 373 me 50, dhe Amerika hyri ne Luften I Boterore.

Me 24 shkurt 1917, ne Luften e pare Boterore, autoritetet britanike i dhane ambasadorit amerikan ne Britani, Walter H. Page, nje kopje te "Letres se Zimmermanit" (nje mesazh i koduar nga Arthur Zimmerman - Ministri i Jashtem gjerman) per kontin Johann von Bernstorff - ambasadori i Gjermanise ne Meksike. Ne telegram, i kapur dhe i deshifruar nga spiunazhi britanik ne fund te janarit, Zimmermani deklaronte se ne rast te nje lufte me SHBA-ne, Meksika duhej ti bashkohej Gjermanise. Ne shkembim, Gjermania i premtonte Meksikes kthimin e territoreve te Texasit, New Mexicos dhe Arizones.

Ambasadori amerikan Page, me te mare telegramin ia nisi menjehere presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili ne fillim te marsit lejoi Departamentin e Shtetit ta publikoje letren. Ne fillim media e trajtoi telegramin si nje mashtrim, por autenticiteti i tij u konfirmua nga vete Arthur Zimmerman. Letra e Zimermanit ndihmoi ne ndryshimin e qendrimit te publikut amerikan per hyrjen ne lufte, nderkohe qe tashme ai ishte i zemeruar nga sulmet e perseritura gjermane mbi anijet civile amerikane. Me 2 prill, Presidenti Wilson, qe fillimisht kishte kerkuar nje zgjidhje paqesore te Luftes se Pare Boterore, urdheroi hyrjen e menjehershme ne lufte. Kater dite me vone, Kongresi Amerikan formalisht i deklaroi lufte Gjermanise.

Me 26 qershor, 14 mije trupat e para amerikane zbarkuan ne France per te filluar stervitjen per luftime. Pas kater vite lufte te pergjakur pergjate fronit perendimore, hyrja e Amerikes ne lufte ishte nje pike e rendesishme kthese ne lute dhe ndihmoi Aleatet ne fitore. Kur lufta mbaroi, me 11 nentor 1918, me shume se 2 milione ushtare amerikane moren pjese ne lufte dhe 50 mije prej tyre humben jeten.

Daten: E Hene, 6 Prill 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta I Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 14:30 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart