Login 

12 prill 1861 fillon Lufta Civile ne SHBA

Pershkrimi: Me 12 prill 1861, filloi Lufta Civile ne SHBA. Qe ne fillim te 1858-s, konflikti mes Veriut e Jugut, per ceshtjen e skllaverise, i detyroi udheheqesit e Jugut te vendosin per shkeputje rajonale nga SHBA. Gjate 1860-s, shumica e shteteve skllavopronare kercenuan me shkeputje nese Republikanet (Partia kunder skllaverise) do fitonin zgjedhjet. Fitorja e republikanit Abraham Lincoln mbi Partine Demokrate te ndare, ne nentor 1860, solli shkeputjen e menjehershme te Karolines se Jugut. Pas Karolines se Jugut, brenda gjashte muajve u shkeputen edhe gjashte shtete te tjera nga unioni, Mississipi, Florida, Alabama, Georgia dhe Louisiana.

Ne shkurt 1861, delegate nga shtetet e mesiperme krijuan nje qeveri te unifikuar. Jefferson Davis nga Mississippi u zgjodh presidenti i pare i Konfederates se Shteteve te Amerikes. Kur Abraham Linkoln u inaguarua President i SHBA-se me 4 mars 1861, nje total prej shtate shtetesh ishin bere pjese e Konfederates se Jugut (perfshi edhe Texasin). Kater vjet me vone, lufta civile perfundoi me humbjen e Konfederates se Jugut, dhe 620 mije luftetare humben jetet nga te dy kampet.

Daten: E Diele, 12 Prill 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 14:43 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart