Login 

12 prill 1945 vdes Presidenti Roosevelt

Pershkrimi: Me 12 prill 1945, vdiq nga nje hemoragji celebrale Presidenti Amerikan Franklin Delano Roosevelt ne shtepine e tij Warm Spring, Georgia. Personi i vetem qe u zgjodh per kater here President i Amerikes, Roosevelt, mbahet mend si nga miqte ashtu dhe nga armiqte, per politikat e tij sociale dhe udheheqjen e Aleateve gjate Luftes se II Boterore.

Roosevelt u zgjodh per here te trete me 1940 me premtimin per te mbajtur Ameriken neutrale dhe sa me larg luftes II boterore. Por pas shtrirjes se luftes, dhe deshperimit Britanik, presidenti Roosevelt i kerkoi kongresit te kalonte nje akt, ne mars 1941, per te ndihmuar financiarisht Britanine dhe Aleatet. Ne gusht, Roosevelti u takua me Kryeministrin Britanik Winston Churchill per te proklamuar Karten e Atlantikut, qe do sherbente si baze per Kombet e Bashkuara; Ata gjitashtu perpiluan nje deklarate se SHBA do te shtrengohej te kunderreagonte nese Japonia do te vazhdonte cenimet e metejshme ne Pacifik.

Dhe "cenimi i metejshem" ndodhi ne Gjirin e Perles (Pearl Harbor) me bombardimet japoneze. Te nesermen Roosevelt i deklaroi lufte Japonise. Me 11 dhjetor, Gjermania e Italia i deklaruan lufte SHBA-se.

Daten: E Diele, 12 Prill 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 14:45 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart