Login 

15 prill 1912 mbytet Titaniku

Pershkrimi: Me 15 prill 1912, RMS Titanic, nje prej anijeve me te medha dhe me luksoze qe ishte ndertuar ndonjehere, u nis nga Anglia ne nje udhetim per ne anen tjeter te Oqeanit Atlantik. Titaniku ishte dizenjuar nga ndertuesi i anijeve, irlandezi William Pirrie, dhe ishte ndertuar ne Belfast, dhe mendohej te ishte anija me e shpejte e botes. Ajo kishte nje gjatesi rreth 300m.

Pas ndalimit ne France dhe Irlande per te marre disa pasagjere te fundit, anija gjigande u nis me shpejtesi te plote ne drejtim te New Yorkut. Por vetem pak para mesnates se 14 prillit, Titaniku deshtoi te devijonte nje aisberg ne rrugen e tij dhe u perplas me te. Anija u ca dhe uji rrodhi ne drejtim te kicit gje qe solli fundosjen e anijes me majen poshte dhe fundin lart. Pas kesaj Titaniku u nda ne mes, dhe rreth ores 2:20 te mengjesit te 15 prillit, fundi dhe kici i tij u fundosen ne oqean.

Per shkak te mungeses se varkave te shpetimit dhe procedurave emergjente, me shume se 1500 njerez u fundosen ne ujin e akullt te oqeanit Atlantik. Rreth 700 nga te mbijetuarit ishin gra e femije. Pas 1 ore e 20 minutash nga mbytja e Titanikut arriti anija Carpathia. Te mbijetuarit neper varka u derguan ne bord dhe nje pjese njerezish u morren dhe nga uji. Me vone u zbulua se anija Californian kishte qene rreth 20 milje larg Titanikut, por nuk kishte degjuar sinjalin e ndihmes pasi oficeri perkates nuk kishte qene ne detyre.

Daten: E Merkure, 15 Prill 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 14:47 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart