26 prill 1986 shpėrthen stacioni nuklear i Ēernobilit

Pershkrimi: Me 26 prill 1986, ndodhi aksidenti me i rende boterore ne fushen e energjise nukleare, ne stacionin sovietik nuklear te Cernobilit. Tridhjetedy njerez vdiqen dhe dhjetra te tjere pesuan djegie radioaktive ne ditet e para te krizez, por vetem pasi autoritetet suedeze raportuan aksidentin, sovietiken e pranuan ate.

Stacioni i Cernobilit ishte ndertuar rreth 100km ne veri te Kievit, kryeqytetit te Ukrahines. I ndertuar ne fund te vitit 1970 ne breg te lumit Pripiat, Cernobili kishte kater reaktore, secili i afte te prodhonte 1000 megavat energji elektrike. Ne mbremjen e 25 prillit 1986, nje grup inxhinieresh filluan nje eksperimet elektrik ne reaktorin numer 4. Inxhinieret, qe kishin pak njohuri ne ndetimin e reaktoreve, donin te provonin nese turbinat mund te leviznim ujin e pompave me energji inerte.

Si pjese e eksperimentit te tyre te dobet, inxhinieret shkeputen sistemin emergjences e te sigurise. Me tej, ata bene dhe gabime te tjera. Ne kete proces, prodhimi i reaktoreve u rrit me shume se 200 megavat. Ne vijim te kesaj ndodhi aksidenti qe hodhi ne ere hekurin dhe betonin qe mbulonte reaktorin. Shperthimi nuk ishte nuklear, por ishte kimik gje qe solli qe rreth 50 ton material radioaktiv u perhap ne atmosfere.

Me 27 prill 1986, autoritetet sovietike filluan evakuimin e 30 mije banoreve te zones. Gjithashtu u tentua fshehja e ngjarjes, por me 28 prill nje stacion suedez i monitorimit te radioaktivitetit, me shume se 150km ne veriperendim te Cerobilit, raportoi rritje te radioaktivitetit ne ajer me 40% me shume se normalja. Me vone ate dite, agjensia sovietike e lajmeve pranoi aksidentin nukleare te Cernobilit.

Radioaktiviteti qe u perhap ne ajer per shkak te Cernobilit ishte disa here me i shumte se sa bombat atomike te Hiroshimes e te Nagasakit. Era e shperndau ate ne drejtim te Europes veriore e lindore, duke infektuar miliona hektare pyje dhe ferma bujqesore. Sipas nje llogarie rreth 5 mije sovietike vdiqen nga kanceri dhe semundje te tjera te shkaktuara nga radioaktiviteti, ndersa miliona njerez u efektuan nga radioaktiviteti. Ne vitin 2000 reaktori i fundit i Cernobilit u mbyll dhe plantacioni u deklarua zyrtarisht i mbyllur.

Daten: E Diele, 26 Prill 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:16 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart