Login 

30 prill 1945 Adolf Hitleri vret veten

Pershkrimi: Me 30 prill 1945, Adolf Hitleri kreu vetevrasje ne bunkerin e tij te nendheshem.
Adolf Hitleri, diktatori i Gjermanise, piu nje kapsule helmuese e pastaj qelloi veten me pistolete.

Hitleri kishte hyre ne bunker me 16 janar, pasi vendosi te qendroj ne Berlin deri ne momentet e fundit te luftes. Rreth 20m nen toke, bunkeri kishte 18 dhoma te vogla dhe ishte plotesisht i furnizuar me uje dhe elektricitet. Bashke me te ishte Eva Braun, me te cilen u martua vetem dy dite para vetevrasjes, dhe qeni i tij, i qujtur Blondi.

I paralajmeruar nga vartesit e tij se ruset ishin vetem nje dite tutje nga pushtimi i bunkerit, ata e nxiten qe ai te largohej per ne Berchtesgarden, nje qytet i vogel ne alpet e Bavarise ku Hitleri kishte nje shtepi, por ai zgjodhi vetevrasjen ne vend te arratise. Sipas te dhenave besohet se ai dhe e shoqja te dy kane pire kapsula helmuese, te cilat kane qene provuar me pare ne qenin e tyre te "dashur". Per siguri ai ka qelluar dhe veten me pistoleten e sherbimit.

Trupat e Hitlerit dhe te Eves u dogjen ne oborrin e bunkerit nga te mbijetuarit (sic ai kishte urdheruar) dhe me vone u gjeten pjese te tyre nga ruset. Nje gjykate gjermane deklaroi vdekjen e tij vetem me 1956.

Daten: Thursday, 30 Prill 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:17 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart