Login 

6 mars 1899 krijohet Aspirina

Pershkrimi: Me 6 mars 1899, zyra e patentave ne Berlin rregjistroi Aspirinen ne emer te kompanise farmaceotike, Friedrich Bayer & Co.

Me 6 Mars 1475, u lind Michelangelo Buonarroti, artisti dhe skulptori i madh italian. Ai lindi ne nje fshat te vogel te Caprese. Djali i guvernatorit te krahines, ai u rrit ne Firence, nje qender e levizjeve te hershme artistike, ku u be nje artist dhe piktor qe ne moshen 13 vjec.

Michelangelo punoi deri e vdekjen e tij me 1564 ne moshen 88 vjec. Puna e tij perbehet prej nje numri te madh skulpturash, freskos, skica arkitekture dhe piktura, shumica e te cilave jane te paperfunduara dhe disa jane te humbura. Ai ishte gjithashtu nje poet, dhe rreth 300 poema te tij jane te ruajtuara. Ne kohen e tij ai njihej si artisti me i madh i Europes, dhe sot ai mbahet si njeri prej artisteve me te medhenj te te gjithe kohrave.

Me 6 mars 1902, u themelua Klubi i Futbollit te Madridit nga nje grup tifozesh ne Madrid, Spanje. Ma vone ai u be i njohur me emrin Real i Madridit, nje nga klubet me te suksesshme te futbollit ne Europe gjate shekullit te 20.
Me uniformat e tyre blu dhe bardhe (te inspiruara nga fanellat e nje klubi anglez), Madridi filloi te bej emer ne Spanje pothuajse menjehere. Nga 1905-1907, nen drejtimin e tranjerit te pare, anglezit Arthur Johnson, ekipi fitoi tre tituj me rradhe ne ligen spanjolle, e njohur si La Liga. Keto ishin te parat prej 29 La Ligave te fituara deri ne vitin 2006, perfshij ketu edhe pese tituj rresht nga 1986-1990.

Ne vitin 2000, FIFA e zgjodhi Realin e Madridit si klubin me te mire te futbollit te shekullit te 20. Dy vite me vone klubi festoi 100 vjetorin e krijimit. Reali i Madridit ka fituar nje rekord prej 9 kupash kampionesh, 7 super kupa ne spanje dhe 3 kupa kampionesh te botes. Reali eshte nje prej klubeve te pakta qe akoma operon nen pronesine e anetareve te tij.

Daten: E Premte, 6 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Premte, 4 Mars 2016 23:51 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart