Login 

11 mars 2004 bomba terroriste ne trenat e Madridit

Pershkrimi: Me 11 mars 2004, nje sulm terrorist goditi trenat e Madridit. 191 njerez u vrane dhe rreth 2000 u plagosen, kur 10 bomba shperthyen ne 4 trena, ne tre pjese te ndryshme te stacionit te trenit te Madridit, gjate pikut te levizjes ne mengjes. Sic u zbulua me vone, bombat ishin komanduar nga telefona celulare.
Sulmi terrorist, me vdekjepruresi ne Europe kunder civileve qe nga 1988 (shperthimi i aeiroplanit Lockerbie), fillimisht u dyshua se ishte veper e grupit seperatiste te Baskeve, ETA. Ky version ra shpejt pas provave te grumbulluara per nje grup islamist, qe u mendua se kishte vepruar ne emer te Al-Qaidas.

Shume njerez ne Spanje dhe ne bote e pane kete sulm si hakmarrje per pjesmarrjen e Spanjes ne luften ne Irak, ku rreth 1400 ushtare spanjolle ishin dislokuar atje. Sulmi u be vetem dy dite para zgjedhjeve te pergjithshme ne Spanje, te cilat i fituan socialistet qe ishin kunder luftes. Qeveria e re, e udhehequr nga kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero, i terhoqi trupat spanjolle nga Iraku deri ne majin e 2004-s.

Nje bombe e dyte u tentua te perdorej me 2 prill ne trenin e shpejtesise se larte, por pa sukses. Te nesermen policia spanjolle arrestoi te dyshuarit ne nje apartament te Madridit. Gjate operacionit te policise shume te dyshuar vrane veten si dhe nje agjent policie u vra ne nje apartament nga shperthimi i nje bombe. 29 persona u arrestuan dhe gjyqi i tyre filloi ne mars te 2007.

Ne kujtim te viktimave te 11 marsit, nje memorial (ne foto) me peme ulliri dhe qiparos u mboll ne parkun El Retiro te Madridit.

Daten: E Merkure, 11 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:29 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart