Login 

11 mars 1990 Lituania deklaron pavaresine

Pershkrimi: Me 11 mars 1990, Lituania shpalli pavaresine nga Bashkimi Sovietik, duke qene keshtu e para republike sovietike qe bente nje gje te tille. Qeveria sovietike iu pergjigj republikes Balltike me embargo te naftes dhe bllokade ekonomike, dhe me vone dergoi trupat ushtarake.

Lituania ishte nje vend qe egzistonte prej 3000 vjetesh, dhe gjate periudhes mediaveliane ajo ishte nje nga shtetet me te medhenj ne Europe, me shtrirje nga Rusia e sotme deri ne Detin e Zi. Ne fund te shekullit te 14, Lituania u bashkua me Polonine duke formuar nje komunuelth, dhe me ndarjen e Polonise me 1795, Lituania u aneksua nga Rusia.

Ne shekullin e 19, Lituania filloi rizgjimin, dhe me firmosjen e traktatit te Brest-Levost mes Rusise e Gjermanise me 1918, ajo fitoi pavaresine. Megjithate, ne dy dekadat e ardhshme, Polonia, Gjermani dhe Rusia nderhyne ne punet e brendeshme te Lituanise. Me 1940 sovietiket e pushtuan vendin, por me 1941 ato u zevendesuan nga nazistet gjermane. Gjate Luftes II Boterore, shume lituaneze luftuan krah gjermaneve kunder ruseve, por me 1944 vendi u clirua nga sovietiket dhe nje rregjim komunist u instalua ne Lituani.

Ne fund te 1980, teoria e liderit sovietik Mikhail Gorbachev, "glasnost" (apo teoria e hapjes), e beri Lituanine te rishikoje identitetin e saj, dhe me 11 mars 1990, ajo deklaroi pavaresine formale. Qe me 1988 vendi drejtohej nga nje koalicion jo komunist qe kishte shumicen ne parlament. Ne janar 1991, trupat ushtarake dhe tanket sovietike sulmuan kryeqytetin e vendit Vilnius, duke krijuar nje shteterrethim qe zgjati deri me 6 shkurt 1991, kur BS, tashme e rrenuar, ra dakort te njohe pavaresine e Lituanise dhe republikave te tjera Balltike (Estonise e Letonise).

Daten: E Merkure, 11 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:30 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart