12 mars 1947 doktrina Truman per Greqine e Turqine

Pershkrimi: Me 12 mars 1947, Presidenti amerikan Truman anoncoi "Doktrinen Truman". Ne nje fjalim dramatik ne Kongresin amerikan, Presidenti Harry S. Truman kerkoi qe SHBA te asistonte me ndihme Greqine dhe Turqine kunder dominimit komunist ne vend.
Ne shkurt 1947, qeveria britanike informoi SHBA-ne se ajo nuk mund te jipte me ndihme ekonomike e ushtarake per Greqine e Turqine. Administrata amerikane e presidentit Truman besonte se te dy keto vende ishin nen kercenimin komunist gje qe e shtynte ate te ndermerte hapa te rendesishem kunder BS-se. Ne Greqi, forcat majtiste po luftonin kunder qeverise mbreterore greke qe prej mbarimit te Luftes se II Boterore. Ne Turqi, Bashkimi Sovietik kishte pretendime per dominimin e Dardaneleve, nje pike strategjike qe kontrollonte nga Deti i Zi deri ne Mesdhe.

"Doktrina Truman" ishte ne fakt nje deklarim i Luftes se Ftohte dhe perpjekje per perfshirjen e Greqise e Turqise ne kampin perendimore. Sipas saj, Bashkimi Sovietik ishte ne qender te te gjithe aktivitetit komunist boterore; komunizmi mund te nderhynte me sulme nga jashte ose subvencione te brendeshme ne keto vende; dhe SHBA duhet tu siguronte asistence ekonomike e ushtarake vendeve te mesiperme per ti shpetuar nga invazioni komunist. Truman kerkoi 400 milion dollare per te dy keto vende, dhe kongresi i miratoi ato pas 2 muajsh.

Por, jo te gjithe perqafuan llogjiken e Trumanit. Nje pjese besonin se kryengritesit ne Greqi nuk suportoheshin nga BS por nga Jugosllavia e Titos, qe ishte prishur me BS-ne nje vit me pare. Pervec kesaj, sovietiket nuk po kerkonin dominim ne Dardanele, por vetem kerkonin qe kjo pike e rendesishme strategjike te mos perdorej nga armiqte e tyre si gjate Luftes II Botere nga Gjermania naziste. Nga ana tjeter, nuk ishte e sigurte se sa do te ndikonte asistenca amerikane ne vendosjen e demokracive ne Greqi e Turqi. Ne fakt, te dy vendet instaluan qeveri te ekstremit te djathte ne vitet ne vijim pas "Doktrines Truman". Gjithsesi, "Doktrina Truman" u perkrah gjeresisht ne SHBA, dhe ajo ndikoi ne marredheniet SHBA-BS ne 40 vitet ne vijim.

Daten: Thursday, 12 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:35 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart