Login 

12 mars 1938 Gjermania anekson Austrine

Pershkrimi: Me 12 mars 1938, ne Lufen e II Boterore, Gjermania aneksoi Austrine.
Qe ne fillim te 1938, nazisten austriake komplotuan per te dyten here, ne kater vjet, kunder qeverise austriake, per ta bashkuar vendin me Gjermanine. Kancelari austriak Kurt von Schuschnigg, pasi u vu ne dijeni te komplotit, takoi liderin nazist Adolf Hitler, duke shpresuar me kote qe te ruhej pavaresia e Austrise me kusht qe shume figura naziste te beheshin pjese e kabinetit qeveritar. Me 9 mars, Schuschnigg kerkoi nje plebishit qe do te percaktonte aneksim apo jo. Para se plebishiti te votohej, Schuschnigg u dorezua para presionit te Hitlerit dhe dha doreheqjen me 11 mars. Ne fjalen e doreheqjes, i ndodhur nen presionin nazist, ai kerkoi qe te mos behej ndonje rezistence kunder avancimit te trupave gjermane ne Austri.

Te nesermen, me 12 mars, Hitleri shoqeroi trupat gjermane ne Austri, ku turmat entuziaste e priten ate. Hitleri caktoi nje qeveri te re naziste, dhe me 13 mars u proklamua bashkimi. Austria u shnderua ne nje shtet federal brenda Gjermanise deri ne fund te Luftes II Boterore, kur forcat e Aleateve e deklaruan bashkimin (Anschluss) te pavlefshem dhe rikthyen nje Austri te pavarur. Kurt von Schuschnigg, qe ishte arrestuar menjehere pas doreheqjes, u lirua me 1945.

Daten: Thursday, 12 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:36 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart