Login 

13 mars 1881 vritet Cari rus Aleksandri II

Pershkrimi: Me 13 mars 1881, u vra cari rus Aleksandri II. Sunduesi i Rusise qe nga 1855, u qellua ne rruget e St. Petersburgut nga nje bombe e hedhur prej nje anetari te grupit revolucionar "Vullneti i Popullit". Kjo organizate e themeluar me 1879, praktikonte terrorizmin dhe vrasjet per te permbysur autokracine cariste ruse. Ata vrane shume zyrtare dhe bene disa tentativa per te vrare carin, te cilen me ne fund arriten ta realizojne me 13 mars 1881.

Si car, Aleksandri kishte beri shume per te liberalizuar dhe modernizuar Rusine, perfshij dhe heqjen e skllaverise me 1861. Megjithate, kur autoriteti i tij kontestohej, ai behej represiv, dhe sulmonte levizjet per reforma politike. Per ironi, diten qe ai u vra, kishte firmosur nje proklamate per krijimin e dy komisioneve legjislative me perfaqesues te zgjedhur indirekt.

Pas vrasjes vendin e tij e zuri djali i tij i madh, 36 vjecari Aleksandri III, qe hodhi poshte proklamaten kushtetuese te te jatit. Vrasesi i Aleksandrit te II u arrestua e u var, dhe organizata "Vullneti i Popullit" u shtyp.

Daten: E Premte, 13 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:38 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart