Login 

3 tetor 1990 Gjermania Lindore dhe Perėndimore ribashkohen pas 45 vjetėsh

Pershkrimi: Mė 3 tetor 1990, mė pak se njė vit pas rrėzimit tė Murit tė Berlinit, Gjermania Lindore dhe Perėndimore u bashkuan nė atė qė njihet si “Dita e Bashkimit”. Nė vitin 1945, nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, forcat sovjetike pushtuan Gjermaninė Lindore dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt pushtuan gjysmėn perėndimore tė vendit. Gjermania e ndarė shėrbeu si njė nga simbolet mė tė forta tė Luftės sė Ftohtė. Nė kėtė vend janė zhvilluar disa nga episodet mė dramatike tė Luftės sė Ftohtė. Ngjarjet mė tė famshme ndoshta ishin bllokada e Berlinit (qershor 1948-maj 1949), gjatė tė cilės Bashkimi Sovjetik bllokoi tė gjitha udhėtimet tokėsore pėr nė Berlinin Perėndimor, dhe ndėrtimi i Murit tė Berlinit nė vitin 1961. Me zbehjen graduale tė fuqisė sovjetike, nė fund tė viteve ’80, Partia Komuniste nė Gjermaninė Lindore filloi tė humbte kontrollin e fuqisė. Dhjetra-mijėra njerėz, nga Gjermania Lindorė, filluan tė largoheshin nga vendi dhe nė fund tė vitit 1989 filloi rėnia e Murit tė Berlinit. Shpejt, pas kėsaj, bisedimet midis zyrtarėve tė Gjermanisė Lindore dhe Perėndimore, sė bashku me zyrtarė nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik, filluan tė studiojnė mundėsinė e ribashkimit. Dy muaj pas ribashkimit, u zhvilluan zgjedhjet dhe Helmut Kohl u bė kancelari i parė i Gjermanisė sė ribashkuar. Megjithėse ky akt u bė njė vit para shpėrbėrjes tė Bashkimit Sovjetik, pėr shumė analistė ribashkimi i Gjermanisė efektivisht shėnoi fundin e Luftės sė Ftohtė.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Shtune, 3 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:01 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart