Login 

21 mars 1804 miratohet Kodi i Napoleonit

Pershkrimi: Me 21 mars 1804, u aprovua kodi i Napoleonit ne France. Pas kater vite debati dhe planesh, Perandori i Frances Napoleon Bonaparte injektoi nje kornize te re ligjore per Francen, e njohur si "Kodi i Napoleonit". Kodi Civil i dha Frances se pas-revolucionit grupin e pare koherent te ligjeve per pronen, marredheniet me kolonite, familjen, dhe te drejtat individuale.

Me 1800, gjenerali Napoleon Bonaparte, si diktator i ri i Frances, filloi punen per rishikimin e sistemit te prapambetur e te kalbur ligjore francez. Ai themeloi nje komision special, te drejtuar nga J.J. Cambaceres, qe drejtoi ne 80 raste komisionin, ndersa Napoleoni drejtoi me shume se gjysmen e sesioneve. Ne mars te 1894, Kodi i Napoleonit u miratua perfundimisht.

Kodi rregullonte disa dege te ligjit, perfshire ligjin tregetare dhe ate kriminal, dhe e ndante ligjin civil ne dy kategori, te prones e te familjes. Kodi i Napoleonit i bente burrat me te forte ne familjet e tyre, reduktonte te drejtat individuale te grave, si dhe te drejtat e femijeve te paligjshem. Gjithashtu, te gjithe burrat kishin te drejta te barabarta dhe te drejten e trashegimise fetare. Ligji u aplikua ne te gjitha territoret nen sundimin francez dhe influencoi ne shume vende te Europes dhe te Amerikes e Jugut.

Daten: E Shtune, 21 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Te pergjithshme*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:46 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart