21 mars 1980 SHBA bojkoton Lojrat Olimpike te Moskes

Pershkrimi: Me 21 mars 1980, Presidenti amerikan Carter u anoncoi atleteve amerikane vendimin per bojkotin e olimpiades se Moskes. Presidenti Jimmy Carter informoi nje grup te atleteve te SHBA-se, se ne pergjigje te agresionit sovietik te dhjetorit 1979 ne Afganistan, SHBA do te bojkotonin lojrat olimpike te Moskes 1980. Ai ishte bojkoti i pare dhe i vetem qe SHBA u bente lojrave olimpike.

Pas invazionit te BS ne Afganistan ne dhjetor 1979, per te mbajtur ne kembe nje qeveri jo stabile pro-sovietike, SHBA reagoi menjehere ashper. Ajo nderpreu negociatat e armatimit me sovietiket, e denoi aksionin rus ne OKB, dhe kercenoi me bojkot te lojrave olimpike te Moskes te 1980. Kur sovietiket refuzuan te terheqin trupat e tyre nga Afganistani, Presidenti Carter finalizoi vendimin e tij per bojkot te lojrave. Me 21 mars 1980, ai u takua me rreth 150 atlete dhe tranjere te SHBA-se per te sqaruar vendimin e tij. Ai u shpjegoi atyre se, "Une kuptoj si ju ndjeheni," dhe njohu deshprimin e tyre. Sidoqofte, Carter mbrojti aktin e tij, dhe deklaroi "cfare ne jemi duke bere mbron parimet dhe kualitetin e Olimpiades, dhe jo e demton ate." Shume nga atletet u tronditen nga ky lajm. Njeri prej tyre deklaroi se, "Si qytetare une e suportoj ate vendim, por si atlet, ai eshte nje vendim i rende." Te tjeret deklaruan se presidenti po e politizonte olimpiaden. Shumica e tyre e pranuan vetem per sy e faqe vendimin e Carterit.

Vendimi i SHBA-se per bojkotin e lojrave olimpike te 1980 nuk pati impakt ne veprimet sovietike per Afganistanin (trupat sovietike nuk u terhoqen dhe per nje dekade tjeter), por gjithsesi ai demtoi lojrat e Moskes. Ne fakt nuk ishte hera para qe diplomacia e Luftes se Ftohte nderhynt deri ne aktivitetet nderkombetare sportive. BS kishte refuzuar me pare Kampionatin Boterore te Futbollit te 1973 na Kili, per shkak te permbysjes dhe vdekjes se presidentit majtist kiliane ate vit.

Daten: E Shtune, 21 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:48 GMT



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart