Login 

23 mars 1919 Mussolini krijon Partine Fashiste

Pershkrimi: Me 23 mars 1919, Benito Mussolini, nje veteran italian i Luftes I Boterore dhe botues i gazetes socialiste, u nda nga socialistet italian dhe formoi "Fasci di Combattimento", nje emer i kopjuar nga levizjet fshatare revolucionare italiane, apo "Bandat Luftuese", te shekullit 19. E njohur ndryshe si Partia Fashiste, organizata e krahut te djathte te Mussolinit, u angazhua te mbroje nacionalistet italian. Te veshur me uniforma te zeza, ata anoncuan nje program qe synonte terrorizimin dhe frikesimin e oponenteve majtiste.

Ne tetor 1922, Mussolini drejtoi fashistet ne marshimin e Romes, dhe Mbreti Emmanuel III, qe kishte pak besim ne qeverine e parlamentit italian, i kerkoi Mussolinit te formoje nje qeveri te re. Fillimisht, Mussolini, si kryeminister i kabinetit fashist, bashkepunoi me parlamentin italian, por pastaj i ndihmuar nga policia e tij brutale, shpejt ai u be nje diktator efektiv i Italise. Me 1924, nje kryengritje socialiste u shtyp, dhe ne janar te 1925 shteti fashist u themelua zyrtarisht, me Mussolinin si "Il Duce" - "Udheheqes".

Mussolini u beri thirrje ish aleateve perendimore te Italise per nje traktat te ri, por invazioni i tij brutal me 1935 ne Etiopi, i mbylli shtigjet per aleance me demokracite perendimore. Me 1936, Mussolini iu bashkua liderit nazist Adolf Hitler per te ndihmuar forcat nacionaliste te Frankos ne Luften Civile te Spanjes, gje qe nxiti firmosjen e nje traktati bashkepunimi te politikes se jashtme mes Italise e Gjermanise naziste me 1937. Megjithese revolucioni nazist i Adolf Hitlerit ishte modeluar sipas menyres se marrjes se pushtetit nga Mussolini ne Itali dhe ne perputhje me Partine Fashiste Italiane, perseri Italia fashiste dhe "Il Duce" mbeten partneret me te dobet te boshtit Berlin-Rome gjate Luftes II Boterore.

Ne korrik 1943, deshtimi i pepjekjeve te Italise ne lufte dhe invazioni i menjehershem i Aleateve, cuan ne nje rebelim brenda Partise fashiste. Dy dite pas renies se Palermos me 24 korrik, Keshilli i Madh Fashist refuzoi linjen politike te diktuar nga Hitleri tek Mussolini, dhe me 25 korrik Ducja u arrestua. Marshalli fashist Pietro Badoglio mori drejtimin e qeverise, dhe ne shtator Italia u dorezua pa kushte tek Aleatet. Tete dite me vone, gjermanet liruan Mussolinin nga burgu i Abruzzi Mountains, dhe ai u be lideri i territoreve te veriut te Italise qe ishin nen kontrollin gjerman. Me renien e Gjermanise ne prill 1945, Mussolini u kap nga partizanet italian dhe me 29 prill u egzekutua nga nje skuader pushkatimi se bashku me te dashuren e tij Clara Petacci, pas nje ceremonie te shkurter martese. Trupat e tyre u sollen ne Milano, ku u varen prej kembesh ne nje shesh publik.

Daten: E Hene, 23 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:52 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart