Login 

24 mars 1999 NATO fillon bombardimin kundėr Jugosllavisė

Pershkrimi: Mė 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore kundėr Jugosllavisė me bombardimin e pozicioneve ushtarake serbe nė Kosovė. Ofensiva e NATO-s erdhi nė pergjigje tė njė vale tė re tė spastrimit etnik tė lanēuar nga forcat serbe kundėr shqiptarėve tė Kosovės mė 20 mars.

Mė 1918 Kosova u be zyrtarisht provincė e Serbisė, dhe ajo vazhdoi tė jetė e tillė edhe pasi lideri Josip Broz Tito themeloi Republkikėn Popullore Federale tė Jugosllavisė mė 1945, duke bashkuar nė njė shtet tė vetėm Serbinė, Kroacinė, Bosnie-Hercegovinėn, Malin e Zi, Slloveninė dhe Maqedoninė. Gjithsesi, Tito u shtrėngua tė pranoj (nė njė farė mėnyre) kėrkesat e kosovarėve pėr njė autonomi mė tė madhe, dhe pas 1974-s Kosova ishte pothuajse po aq e pavarur sa edhe shtetet e tjera tė Jugosllavisė.

Serbėt ishin kundėr autonomisė sė Kosovės, dhe mė 1987 Sllobodan Milosheviē u zgjodh udhėheqės i Partisė Komuniste Serbe me premtimin pėr rikthimin e sundimit Serb nė Kosovė. Mė 1989, Miloshevici u bė Presidenti i Serbisė dhe menjėherė ai ndėrhyri nė Kosovė, duke eleminuar autonominė e saj mė 1990, nėpėrmjet dėrgimit tė trupave ushtarake qė rrėzuan qeverinė kosovare. Ndėrkohė, nacionalizmi serb e dėrgoi federatėn jugosllave drejt shkatėrimit mė 1991, dhe mė 1992 kriza ballkanike degjeneroi nė lufte civile. Nje shtet i ri Jugosllav, i pėrbėrė vetem nga Serbia e Mali i Zi, u krijua, dhe Kosova filloi rezistencėn e saj paqėsore 4 vjeēare kundėr sundimit Serb.

Mė 1996 u krijua Ushtria per Ēlirimin e Kosovės (UĒK), e cila filloi sulmet kundėr policisė serbe nė Kosovė. Me armė tė mara nga Shqipėria, UĒK e riti aktivitetin e saj gjatė 1997, gjė qė nxiti njė ofensivė tė madhe ushtarake serbe kundėr luftėtarėve tė UĒK-sė, nė zonėn e tyre nė Drenicė, gjate shkurt-marsit 1998. Dhjetra civil kosovarė u vranė, ndėrsa rekrutimet nė UCK u ritėn jashtėzakonisht. Nė korrik UĒK filloi njė ofensivė nė tė gjithė Kosovėn, duke marė nėn kontroll pothuajse gjysmėn e territorit tė saj, para se tė tėrhiqej nga njė kundėr-ofensivė serbe nė fund tė asaj vere. Trupat ushtarake serbe nxorėn jasht shtėpive tė tyre mijra shqiptarė dhe masakruan civilė.

Nė tetor, NATO kėrcenoi Serbinė me sulme ajrore, dhe Milosheviēi ra dakort tė lejonte kthimin e dhjetra mijra refugjatėve. Luftimet rifilluan shpejt, pas dėshtimit tė bisedimeve mes shqiptarėve e serbėve nė Rrambuje, France, nė shkurt 1999. Me 18 mars, bisedimet e mėtejshme tė paqes pėsuan kolaps pas refuzimit tė firmosjes nga pala serbe tė njė traktati qė njihte autonominė e Kosovės, dhe dislokimin e NATO-s nė Kosovė pėr tė zbatuar kėtė marėveshje. Dy ditė mė vonė, ushtria serbe lanēoi njė ofensivė tė re nė Kosovė. Me 24 mars, sulmi ajror i NATO-s filloi.

Pėrveē pozicioneve ushtarake serbe, fushata ajrore e NATO-s vuri nėn shėnjestėr edhe godinat qeveritare nė Serbi si dhe infrastrukturėn e vendit, me synim destabilizimin e regjimit tė Milosheviēit. Ndėrkohė ofensiva serbe nė Kosove pėrzuri nga vendi dhjetra qindra mijra shqiptarė tė Kosovės nė drejtim tė fqinjėve, Shqipėri, Maqedoni e Mali i Zi. Shumė nga kėta refugjatė u dėrguan nė SHBA e nė vende tė tjera tė NATO-s. Mė 10 qershor, bombardimet e NATO-s pėrfunduan, kur Serbia ra dakort pėr njė marėveshje paqeje, pėr terheqjen e trupave tė saj nga Kosova dhe zėvėndėsimin e tyre me trupat paqėruajtėse tė NATO-s.

Pėrveē dy pilotėve amerikanė tė vrarė gjatė njė stėrvitje nė Shqipėri, asnjė personel tjetėr i NATO-s nuk humbi jetėn nė 78 ditė operacion ushtarak. Gjithsesi, gjatė sulmit pati disa gabime nė bombardime, qė sollėn vrasjen e njė numri refugjatėsh kosovarė, tė disa anėtarėve tė UĒK-sė, si dhe tė civilėve serb. Incidenti mė i debatueshėm ndodhi mė 7 maj kur u bombardua ambasada kineze nė Beograd, ku u vranė tre gazetarė kinezė, gjė qė provokoi njė krizė diplomatike mes SHBA-sė e Kinės.

Mė 12 qershor, forcat e NATO-s hynė nė Kosovė nga Maqedonia. Nė tė njėjtėn ditė, forcat ruse arritėn nė kryeqytetin Prishtinė duke e shtrėnguar NATO-n tė pranonte njė okupim tė pėrbashkėt.

Daten: E Marte, 24 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Historia Shqiperise*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 15:56 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart