Login 

28 mars 1939 perfundoi Lufta Civile ne Spanje

Pershkrimi: Me 28 mars 1939, perfundoi Lufta Civile ne Spanje. Ne kete dite, mbrojtesit republikane te Madridit ngriten flamurin e bardhe mbi qytet, duke i dhene fund keshtu nje lufte civile te pergjakur 3 vjecare.

Me 1931, Mbreti spanjoll Alfonso XIII, aprovoi zgjedhjet kombetare qe do te vendosnin formen e rregjimit ne Spanje, dhe votuesit masivisht hodhen poshte monarkine duke votuar per republiken. Alfonso pas zgjedhjeve shkoi ne egzil, dhe Republika e Dyte, e dominuar nga liberal te klases se mesme dhe socialiste te moderuar, u shpall. Gjate pese viteve te para te republikes, organizatat e punetoreve dhe majtiste radikale ndikuan forcerisht ne zbatimin e reformave liberale, dhe rajonet e debatueshme spanjolle te Katalonjes dhe Baskeve fituan autonomine virtuale.

Aristokracia e vendit, kisha, dhe klika ushtarake nxiten dhunen si shprehje e kundershtimit te tyre per Republiken e Dyte, dhe ne korrik 1936, gjenerali Francisco Franco udhehoqi nje revolte te krahut te djathte ne Morocco, e cila nxiti ndarjen e Spanjes ne dy kampe kyce: Nacionalistet dhe Republikanet. Forcat nacionaliste te Francos okupuan me shpejtesi territoret republikane ne qender e ne veri te Spanjes, ndersa Katalonja u be qendra e republikaneve.

Gjate 1937, Franco unifikoi forcat nacionaliste nen komanden e Falange, partise fashiste spanjolle, ndersa republikanet rane nen influencen e komunisteve. Gjermania naziste e Italia fashiste ndihmuan Francon me aeroplane bombardues, tanke dhe arme te tjera, ndersa Bashkimi Sovietik ndihmoi republikanet. Pervec ketyre, nje numer i vogel komunistesh dhe radikalesh nga Franca, BS, Amerika etj, formuan brigadat internacionaliste per te ndihmuar republikanet. Kontibuti me i rendesishem i ketyre njesive te huaja ishte mbrojtja e Madridit deri ne fund te luftes.

Ne qershor 1938, forcat nacionaliste hyne nga deti Mesdhe dhe i ndane republikanet ne dy pjese. Ate vit me vone, Franco organizoi nje sulm te madh kunder Katalonjes. Ne janar 1939, kryeqyteti i saj, Barcelona, u dorezua, dhe shpejt pas saj edhe pjesa tjeter e Katalonjes. Ne keto rrethana lideret republikane tentuan te negociojne nje mareveshje paqeje, por Franco refuzoi. Me 28 mars 1939, nacionalistet hyne si triumfatore ne Madrid, dhe Lufta Civile spanjolle mbaroi. Me shume se 1 milion njerez humben jeten ne lufte, ne konfliktin me vdekjeprures te historise se Spanjes.

Daten: E Shtune, 28 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 16:03 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart