Login 

29 mars 1973 SHBA terhiqet nga lufta Vietnamit

Pershkrimi: Me 29 mars 1973, ShBA terhiqet nga Vietnami. Dy muaj pas firmosjes se mareveshjes se paqes per Vietnamin, trupat e fundit amerikane u larguan nga Vietnami i Jugut pasi Hanoi liroi roberit e mbetur amerikane te luftes te mbajtur ne Vietnamin e Veriut. Invazioni 8 vjecar i Amerikes ne luften e Vietnamit perfundoi.

Me 1961, pas dy dekadash te ndihmes ushtarake, Presidenti amerikan John Kennedy dergoi forcat e para te medha te ushtrise amerikane ne Vietnam per te mbajtur ne kembe rregjimin autokratik te Vietnamit te Jugut kunder komunisteve te veriut. Tre vjet me vone, me permbysjen e qeverise se Vietnamit te Jugut, Presidenti Lyndon Johnson urdheroi pakesimin e bombardimeve kunder Vietnamit te Veriut. Me 1965 ofensiva e Vietnamit te Veriut i la presidentit Johnson dy zgjidhje: Te pershkallezonte nderhyrjen amerikane; ose te terhiqej. Johnson zgjodhi te paren duke rritur numrin e trupave amerikane ne Vietnam ne 300 mije - fushata me e madhe ushtarake e kryer ndonjehere.

Ne pranveren e 1969, pasi protestat kunder luftes u shtuan ne SHBA, nderkohe qe numri i trupave amerikane ne Vietnam kishte arritur pikun e tij (550 mije), presidenti i sapo zgjedhur Richard Nixon, filloi terheqjen e tyre, ndersa intensifikoi bombardimet. Kthimi i ushtrise vazhdoi ne permasa me te medha gjate 1970, pasi Presidenti Nixon shtriu bombardimet ne Kamboxhia e Laos ne perpjeke per te penguar rruget e furnizimit te Vietnamit te Veriut. Kjo taktike e re lufte, pavaresisht sukseseve, solli nje vale te re protestash ne SHBA dhe ne vende te tjera.

Perfundimisht, ne janar 1973, perfaqesuesit e SHBA-se, Vietnamit te Veriut e te Jugut, firmosen nje mareveshje paqeje ne Paris, duke perfunduar nderhyrjen amerikane ne luften e Vietnamit.

Daten: E Diele, 29 Mars 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: Thursday, 1 Tetor 2015 16:06 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart