Login 

7 tetor 1849 vdes Edgar Allan Poe

Pershkrimi: Mė 7 tetor 1849 vdiq nė Virginia, nė moshėn 40 vjeē poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar amerikan Edgar Allan Poe.
Edgar Allan Poe kishte lindur mė 19 janar 1809 nė Boston, Massachusetts,
Nė moshen tre vjeēare ai mbeti jetim pas vdekjes sė dy prindėrve, dhe u rrit nga gjyshi, John Allan, njė tregėtar i pasur duhani.
Poe e bėri shkollėn nė Angli, dhe pastaj filloi universitetin nė Virginia mė 1826, por u shtrėngua ta linte pas 8 muajsh studimi, sepse i humbi paratė nė bixhoz. Mė pas ai shkoi pėr dy vjet nė ushtri.

Gjatė kėsaj kohe ai kishte publikuar tre libra me poezi, por asnjėri nuk kishte tėrhequr vėmendjen e publikut e tė kritikės. Mė 1836, ndėrsa punonte si editor nė Richmond, Virginia, ai martohet me kushėrirėn e tij 13 vjeēare, Virginia Clemm. Mė 1838 Poe pushohet nga puna si editor pėr shkak tė pirjes sė alkolit, dhe largohet bashkė me tė shoqen pėr nė Filadelfia, ku Poe filloi punė si editor nė njė revistė. Atje ai u bė i njohur pėr kriticizmin e tij tė drejtėpėrdrejtė e tė thellė, si dhe pėr krijime me natyrė tė zymtė. Gjatė kėsaj kohe ai filloi tė shkruaj histori misterioze, krijime qe i dhanė atij reputacionin e njė autori modern.

Mė 1844, ēifti shkoi nė New York, ku ai pati njė sukses spektakolar me poemėn "The Raven" (Korbi). Por mė 1847 ai pėrjetoi njė ngjarje tė rėndė kur i vdiq e shoqja, gjė qė i krijoi dėshpėrim tė madh dhe e shtyu edhe mė shumė nė rrugėn e alkolit. Pas njė jete tė shthurur me femra, ai vendos tė kthehet pėrsėri nė Richmond, Virginia mė 1849, ku fejohet me nje grua tė moshuar. Por pikėrisht para dasme ai vdes papritur nga rrethana tė paqarta. Ishte 40 vjeē.

Edgar Allen Poe: Korbi (Pėrktheu Fan Noli)

Njė mesnate tė bezdisur
Tek kėndonja i zalisur
Disa prralla dhe magjira
Tė njė shkence tė harruar,
Tek dremitja i kapitur
Befas vjen njė e trokitur,
Me ngadale e goditur
Pėrmi derė t’odės sime.
“Dikush ėshtė, thashė, jashtė
Qė troket mbi derėn time”.
Vetėm kjo dhe asgjė mė.

Ah, e mbanj nėr mėnt fort mirė,
Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirė
Dhe n’oxhakun shkrump tė nxirė
Urėt shuheshin nė hi.
Desha tė gėdhihej dita,
Se mė kot nga librat prita
Tė mė ngushėllonte drita
Pėr tė lumturėn Lenorė,
Vajz’ e rrallė dhe rrezore
Q’i thon’ Engjėjtė Lenorė,
Pėrmi dhé pa emėr mė.

Era frynte qė pėrjashta,
Rrihte perdet e mėndafshta
Dhe mė ngjethte dhe mė derdhte
Tmere qė s’i ndjeva kurrė.
Dhe tani, qė tė pushonte
Zemr’ e mjerė qė lėftonte,
Goja po mė bėlbėzonte:
“Dikush do tė hyjė brėnda;
Ndonjė vizitor i vonėt
Qė kėrkon tė hyjė brėnda.
Kjo do jet’ e asgjė mė.”

Mblodha veten menjėherė
Edhe frikė mė pa ndjerė:
“Zot’ i thom, a Zonjė, fajin
Ndjemani, ju lutem shumė,
Se pėr Zotin po dremitnja,
Aq’ e hollė ish trokitja
Aq’ e lehtė ish goditja
Pėrmi derė t’odės sime,
Sa mezi ma zuri veshi”.
Dhe e hapa derėn sheshit.
Errėsir’ e asgjė mė.

Syrin thellė n’errėsirė
Shumė ndėnja nė drithtirė,
Ėndėrra duke shikuar
Qė njeri s’ka ėndėrruar;
Mirpo nat’ e errėt heshtte
Edhe tjatėr gjė s’mė theshte
Veē njė emėr qė mė deshte
Pėshpėritur si “Lenorė!”.
Kėtė un’ e pėshpėrita,
Dikush m’u pėrgjeq: “Lenorė”.
Vetėm kjo dhe asgjė mė

N’odė prapė mė tė kthyer
Shpirti ndezur, zemra thyer,
Pėrsėri vjen njė trokitje
Pak m’e fortė se mė parė.
“Pa dyshim, pa fjalė, thashė,
Dikush ėshtė aty jashtė.
Duhet vajtur, duhet parė
Qė tė zgjidhet ky myster.
Hesht, moj zemėr e zhuritur,
Qė ta zgjith kėtė myster!
Era ėsht’ e asgjė mė”.
Hap ahere xhamen time
Kur me shumė fėrfėllime
Brėnda hyn njė Korb i mvrejtur
Madhėshtor i kohės vjetėr.
As u fal, as pėrshėndoshi,
As bėn tjatėr punėboshi,
Po si zot mė shkon trimoshi
Dhe qėndron mi derėn time –
Ngjitet mi njė bust Pallade
Mun mbi derė t’odės sime –
Ngjitet, rri, dhe s’bėn gjė mė.

Mė zu gazi, mė shkoi tmeri
M’atė Korb tė zi si Ferri,
Qė po mbahej aq’ i rėndė,
Aq’ i lartė, dhe i thom:
“Ndonėse je perēeprerė,
S’ka dyshim, je trim i ndjerė,
Korb i mvrejtur, i vrerosur,
Arratisur zall mė zall;
Thuam’ emrin tėnt me nam
Anės detit Plutonian!”
Thotė Korbi: “Kurrė mė.”
U ēudita fort, pa masė
Kur dėgjova Korb tė flasė,
Ndonėse ajo pėrgjigje
S’kishte as kuptim, as lidhje;
As asnjė s’munt tė mė thotė
Qė nonjė njeri nė botė
Gjer tani ka parė shpėndė
Mun mbi derė t’odės tij,
Shpėnd’ e shtazė mi shtatujė
Mun mi derė t’odės tij,
T’emėruar “Kurrė mė.”

Mirpo Korbi rrinte shtruar
Pėrmi bustin e latuar
Dhe thosh vetėm atė fjalė
Qė nga shpirti plot me flagė.
Asnjė pendė mė s’lėvizte
Asgjė tjatėr s’mėrmėriste,
Edhe zemra mė thėrriste:
“Miqt’ e tjerė ikn’ e shkuan;
Nesėr edhe ky do t’ikė
Si dhe shpresat qė m’u shuan.”
Thotė Korbi: “Kurrė mė”.
I habitur nga pėrgjigja
Qė mė tha kur nuk e prisnja,
“Pa dyshim kjo fjalė, thashė,
Ėsht’ e vetėma qė di,
Q’e mėsoi nga i zot’ i mjerė,
Derėmbyllur, derėsterrė,
Qė e ndoqi, e ndoqi zia
Dhe e shojti lebetia.
Gjersa vaj’ i shpresės tij
S’qe veē dėshpėrim i ri
Edhe kurrė, kurrė mė.”

Edhe Korbi mė mbėrtheu
Dhe nė gas buzėn ma ktheu.
Shpejt, pra, njė kolltuk rotova
Edhe derės iu afrova;
Edhe i ndėnjur ėndėrronja
Dhe me mendjen po kėrkonja
Qė tė gjenja, tė zbulonja
Ē’desh tė thoshte Korb’ i Zi,
Korb’ i mvrejtur, i vrerosur
Arratisur zall mė zall
Me dy fjalė “Kurrė mė”.

Kėtė desha tė ēkoqitnja
Po as fjalė nuk i flisnja
Korbit qė me sy prej prushi
Zemrėn si me zjarr ma mbushi;
Kėshtu rrinja i trallisur
Pshtetur kryet mi pėrkresėn
Kadifeje tė qėndisur
Qė e ndritte llamba sipėr,
Mbi tė cilėn ah, e mjera,
Do mos pshtetet mė pėrsipėr,
Do mos pshtetet kurrė mė.
Era u dent pėrmi qilimet
Me temjan nga Serafimet
Qė u tingėllinin zilet
Posht’ e lart nė dysheme.
“Ja, me Engjėj, mor i mjerė,
Tė ēoi Zoti kėtė herė
Prehje, prehje dhe nepėnthė
Tė harrosh Lenorėn lart.
Pi, gėlltit kėtė nepėnthė
Dhe harro Lenorėn lart!”
Thotė Korbi: “Kurrė mė”.
“Profet, thashė nėmėrėndė,

Po profet qofsh, djall a shpėndė!
Qoftė se tė ēoi shtrėngata
A Shejtan” i Ferrit Zi,
Tė pėrhumbur, tė patrėmbur
Tek ky vent i shkret’ i dhėmbur,
Tek ky burk me tmer i shėmbur,
Thuajmė, vėrtet, tė lus:
A ka nė Gallad ballsam?
Thuaj, thuajmė, tė lus!”
Thotė Korbi: “Kurrė mė”.

Profet, thashė, nėmėrėndė,
Po profet qofsh, djall a shpėndė!
Pėr njė Qiell dhe Perėndi
Qė po lusim un’ e ti,
Thuajm’ i zemrės qė mban zi
A do shoh n’Eden tė shenjtė
Vajzėn a do kap tė shtrenjtė
Q’i thon’ Engjėjtė Lenorė,
Vajz’ e rrallė dhe rrezore,
Q’i thon “Engjėjtė Lenorė?”
Thotė Korbi: “Kurrė mė”.
“Mbylle gojėn, dreq a shpėndė!
Ngrihem dhe thėrres mė kėmbė,
“Ēporru prapė mun nė djall,
Nė skėterrė dhe nė zall!
Pėndė mos mė shkunt tė zezė
Tė mė rrej’ e tė mė ndezė;
Mos lėr shenjė tė gėnjeshtrės
Qė mė the, po shko prej derės!
Nxirma qipin tėnt prej zemrės,
Thyej qafėn jashtė derės!”
Thotė Korbi: “Kurrė mė”.

Edhe Korb’ i Zi i humbur
Qėndron edhe i patundur
Mbi tė zbetin bust Pallade
Mun mbi derė t’odės sime.
Edhe sytė i shkėndritin
Si prej djajsh qė ėndėrritin
Edhe llamba qė ndrit sipėr
Ja heth hijen pėrmbi dhé;
Shpirti im nga ajo hije
Qė valon atje mbi dhé
Do mos ngrihet kurrė mė.

Daten: E Merkure, 7 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:03 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart