Login 

9 Tetor 1940 lindi John Lenon

Pershkrimi: Mė 9 tetor 1940, lindi John Lenon, ish anėtari i Baatles, i grupit muzikor qė transformoi muzikėn popullore mė 1960. Joh Lennon ishte autori i gjysmės sė kėngėve tė Beatles, grupit mė popullor nė botė tė shekullit 20. Lideri tjetėr i grupit ishte Paul McCartney, por autorė kėngėsh ishin gjithashtu edhe anėtarėt e tjerė tė grupit, George Harrison dhe Ringo Starr. Tė ardhur nga Liverpuli, Angli, dhe tė influencuar nga 'rok and rolli' i hershėm amerikan, Beatles pushtuan si njė stuhi Britaninė nė vitin 1963 me kengėn "Please Please Me". Beatles-mania u pėrhap nė SHBA mė 1964 kur Beatles bėn njė tur atje.

John Lennon konsiderohej si intelektuali i Beatles dhe ishte zėdhėnesi gojor i tyre. Mė 1966 ai bėri njė deklaratė tepėr tė debatushme kur tha se "Beatles janė mė popullor se Jesus", gjė qė provokoi djegien nė masė tė kasetave tė Beatles nė Amerikė. Mė vonė ai u bė njė aktivist kundėr luftės dhe flirtoi me komunizmin nė disa lirika solo si "Imagine", album i bėrė pas ndarjes sė grupit nė 1970. Mė 1975 Lennon la muzikėn dhe iu kushtua gruas sė tij japoneze, Yoko Ono dhe djalin tė tyre, Sean. Mė 1980 ai i kthehet pėrsėri muzikes me njė duet fantazie, nė njė album tepėr tė kritikuar qė pasqyronte dashurinė e tij pėr Yokon.

Mė 8 dhjetor 1980, jeta e tyre e qetė nė New York u trazua nga 25 vjeēari Mark David Chapman. Artisti 40 vjeēar ishte duke hyrė nė apartamentin e tij luksoz nė Manhattan, kur Mark David Chapman e qėlloi atė katėr herė me njė pistoletė. Lennon i gjakosur u dėrgua me urgjencė nė spital por vdiq gjatė rrugės. Autori i krimit Chapman kishte marrė njė autograf nga Lennon po atė ditė (mė herėt) dhe qėndroi vullnetarisht nė vendngjarje pas vrasjes, deri sa u arrestua nga policia. Pėr njė javė rresht, pas vrasjes, miliona njerėz nė mbarė botėn bėnė demonstrime tė shumta nė kujtim tė Lennon.

Mjeku psikiater e vlerėsoi autorin e krimit Chapman si njė psikopat dhe nė gjykatė u kėrkua qė ai tė deklarohej i sėmurė psiqik, por Chapman kėrkoi vetė tė deklarohej fajtor dhe u dėnua me 20 vjet burg. Nė vitin 2000 (dhe 2010), atij iu mohua lirimi me kusht dhe mbeti prapa hekurave nė njė burg tė New Yorkut.

Njė memorial pėr nder tė John Lenon u vendos nė "Kopshet e Luleshtrydheve", nė njė pjesė tė Parkut Qėndror, nga ish bashkeshortja Yoko Ono.

Daten: E Premte, 9 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:04 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart