Login 

9 tetor 1915 Beogradi pushtohet nga Austro-Hungarezėt

Pershkrimi: Mė 9 tetor 1915, nė Luftėn I Botėrore, forcat ushtarake tė Austro-Hungarisė pushtuan Beogradin, kryeqytetin e Serbisė, tė ndihmuar nga forcat gjermane, nėn komandėn e gjeneralit August von Mackensen.

Nuk ishte hera e parė, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, qė trupat austriake kishin okupuar Beogradin. Ata e kishin pushtuar qytetin mė 1 dhjetor tė vitit 1914, duke pėrmbushur synimin pėr tė gjunjėzuar Serbinė. Njė nacionalist serbo-boshnjak qėlloi dhe vrau Arkidukėn Franz Ferdinand tė Austrisė, gjatė njė vizite zyrtare nė Sarajevė, kryeqyteti i Bosnjes. Kjo vrasje u bė dhe shkaku kryesor i shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Siē vėzhgoi korrespondenti amerikan i luftės, John Reed, gjatė vizitės sė tij nė Serbi, atė dimėr, forcat ushtarake tė Austro-Hungarisė i kthyen shumė zona tė Beogradit nė rrėnoja, pėrfshirė edhe universitetin e tij: “Austriakėt e kishin bėrė atė objektivin e tyre kryesor, pėr arsye se ai ishte vatra kryesore e propagandės serbe, dhe midis studentėve qė formuan shoqėrinė e fshehtė anėtarėt e tė cilės vranė Arkidukėn Franz Ferdinand.” Dy javė pasi austriakėt hynė nė Beograd, forcat serbe rimorėn qytetin, duke arrestuar 40.000 austriakė.

Nė vjeshtėn e vitit 1915, prospektet e Serbisė po zvogėloheshin, dhe, nė fund tė shtatorit, ushtria austriake – e pėrbėrė nga trupa austriake dhe gjermane, e pėrforcuar nga Forcat e 11ta Gjermane – u pozicionua nė veri dhe veriperėndim tė Beogradit. Mė 6 tetor, trupat gjermane dhe austro-hungareze, nėn komandėn e Gjeneral von Mackensen, kaluan lumin e gjėrė Danub, nėn shiun e dėndur, duke rrethuar Beogradin. Tri ditė mė vonė, ata hynė dhe morėn kontrollin e qytetit, duke i detyruar serbėt tė largoheshin.

Megjithėse serbėt kishin planifikuar kundėrsulmin, disfata e tyre e plotė u pa vetėm disa ditė mė vonė, me hyrjen e Bullgarisė nė luftė, forcat e tė cilės pushtuan menjėherė Serbinė dhe Maqedoninė, ish provincat e Perandorisė Osmane nė Ballkan, qė ajo i kishte lakmuar prej shumė kohėsh. Arsyet, pėrse Bullgaria u bashkua me Fuqitė e Boshtit – pėrveē lidhjeve ekonomike me Gjermaninė dhe Austrinė – ishin tė aneksonte territorin e Serbisė. Ushtria e saj, me kujdes, izoloi forcat serbe nga aleatėt, duke pėrfshirė edhe forcat britanike dhe franceze, qė mbėrritėn nė Greqi, pėr tė ndihmuar serbėt. Nė fund tė nėntorit, Serbia dhe Maqedonia ishin nė duart e Fuqive tė Boshtit.

Nga tė gjithė vendet, pjesėmarrėse nė Luftėn e Parė Botėrore, Serbia pėsoi mė shumė viktima, nė raport me numrin e popullsisė. Humbjet e saj ishin tronditėse. Nė shtator tė vitit 1915, nga 420.000 ushtarė, 94.000 u vranė, nė luftime, dhe 174.000 u kapėn rob ose humbėn; ndėrsa, pa dyshim, numri i madh i viktimave civile mbetet i pallogaritur.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Premte, 9 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta I Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:04 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart