Login 

9 tetor 1967 ekzekutohet Che Guevara

Pershkrimi: Mė 9 tetor 1967, revolucionari socialist dhe lideri gueril, Che Guevara, vritet nė moshėn 39 vjeē, nga forca boliviane. Forcat boliviane, tė mbėshtetura nga ushtria amerikane, kapėn Guevarėn mė 8 tetor, ndėrsa po luftonin me bandėn e tij guerilase nė Bolivi, dhe e vranė atė njė ditė mė vonė. Duart e tij u prenė, si njė provė pėr vdekjen e tij, dhe trupi i tij u varros, nė njė varr pa emėr. Nė vitin 1997, eshtrat e Guevarės u gjetėn dhe u dėrguan nė Kubė, ku u rivarrosėn nė njė ceremoni ku mori pjesė dhe Presidenti Fidel Kastro e mijėra kubanes.

Ernesto Rafael Guevara i Sernės lindi nė njė familje tė pasur nė Buenos Aires. Ai udhėtoi rreth Amerikės Latine me njė motor, kohė gjatė sė cilės, u bė dėshmitar i varfėrisė dhe shtypjes sė shtresave tė ulta.

Ai u diplomua pėr mjekėsi, nė vitin 1953. Udhėtoi nė Amerikėn Latine, duke u pėrfshirė nė organizatat e majta. Nė mes tė viteve ’50, Guevara u takua me Fidel Kastron dhe grupin e tij revolucionar, nė mėrgim, nė Meksikė. Guevara luajti njė rol kyē nė marrjen e pushtetit nga ana e Kastros, prej diktatorit Fulgencio Batista, nė vitin 1959 dhe mė vonė shėrbeu si krahu i djathtė i Kastros dhe si Ministėr i Industrisė. Guevara, fuqishėm, kundėrshtoi dominimin amerikan nė Amerikėn Latine dhe mbrojti fshatarėt – baza e revolucioneve - pėr tė luftuar padrejtėsinė sociale, nė vendet e Botės sė Tretė.

Kastro, mė vonė, do e pėrshkruante atė si “ njė artist i betejės revolucionare.”
Guevara dha dorėheqjen – disa thonė se u shkarkua – nga posti i tij, nė qeverinė kubane, nė prill tė vitit 1965, ndoshta nga divergjencat me Kastron rreth ekonomisė sė vendit dhe politikave tė jashtme. Guevara pastaj u largua nga Kuba dhe shkoi nė Afrikė. Pėrfundimisht u rishfaq nė Bolivi, ku dhe u vra. Pas vdekjes sė tij, Guevara mori statusin e heroit, pėr njerėzit nė mbarė botėn, si simbol i revolucionit dhe i anti-imperializmit. Njė foto e Guevarės me beretė, e nxjerrė nė vitin 1960, nga Alberto Korda, u bė ikonė dhe qė atėherė ėshtė shfaqur nė postera dhe bluza tė panumėrta. Megjithatė, jo tė gjithė e konsiderojnė Guevarėn hero. Ai akuzohet, pėrveē tė tjerave, qė, gjatė revolucionit, ka urdhėruar vrasjen e qindra njerėzve, nė burgjet kubane.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Premte, 9 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:03 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart