Login 

11 tetor 1915 Bullgaria hyn nė Luftėn e Parė Botėrore

Pershkrimi: Mė 11 tetor 1915, Kryeministri Vasil Radoslav i Bullgarisė anonēoi hyrjen e vendit nė Luftėn e Parė Botėrore nė krah tė Boshtit.
Si njė aleate potenciale, nė rajonin e Ballkanit tė trazuar, nė Luftėn e Parė Botėrore, Bullgaria pėrfundimisht vendosi tė kalojė nė anėn e Fuqive tė Boshtit. Mė 11 tetor 1916, Kryeministri Radoslav argumentoi domosdoshmėrinė e aleancės sė Bullgarisė me Gjermaninė, Austro-Hungarinė dhe Perandorinė Osmane dhe kundėrvėnien ndaj Fuqive tė Aleancės – Britani, Francė dhe Rusi. Bullgaria kishte partneritet nė tregti me Gjermaninė dhe Austro-Hungarinė. Gjithashtu kėtė aleancė Bullgaria e shikonte si njė mėnyrė pėr t’u mbrojtur nga sulmi i Serbisė, aleati i Rusisė dhe fuqia mė kryesore nė Ballkan, qė Radoslav e konsideronte si armikun mė tė madh tė vendit.

“Sot ne shohim raca tė ndryshme qė po luftojnė, nė tė vėrtetė jo pėr ideale, por vetėm pėr interesat e tyre materiale,” pohoi Radoslav. “Sa mė shumė tė jemi tė lidhur materialisht me njė vend, aq mė i madh do tė jetė interesi i atij vendi pėr pėrkrahjen dhe zhvillimin tonė. Nė kėtė mėnyrė ai vend me tė cilin do tė jemi aleatė do tė na ndihmojė ekonomikisht... Faktet tregojnė se tregtia, interesat dhe jeta jonė ekonomike janė ngushtėsisht tė lidhura me Turqinė, Gjermaninė, dhe Austro-Hungarinė...”

Menjėherė, pas deklaratės sė luftės, Bullgaria hyri nė veprim, duke pushtuar provincėn serbe tė Maqedonisė. Ajo gjithashtu sulmoi forcat e Aleancės, nė Greqi, tė cilat u pėrpoqėn tė ndihmonin ushtrinė serbe. Nė verėn e vitit 1916, Bullgaria sulmoi dhe okupoi njė zonė, qė atėherė ishte zonė neutrale e Greqisė. Ofensiva e madhe e gushtit u ndalua vetėm nga sulmet ajrore dhe detare tė Britanisė. Avantazhi pėr Bullgarinė zgjati deri nė vitin 1918, kur Aleatėt filluan tė bėnin mė shumė presion mbi Gjermaninė, nė Frontin Perėndimor. Gjermania u detyrua tė shpėrngulte njė numėr trupash nga fronti i Selanikut, nga ku ata kishin ndihmuar aleatėt bullgarė. Mospėrfshirja e forcave bullgare nė frontin kryesor solli pakėnaqėsi tek trupat bullgare. Mė 24 shtator, qeveria bullgare autorizoi komandantin e ushtrisė sė saj tė kėrkonte njė armėpushim. Bullgaria zyrtarisht u tėrhoq nga Lufta e Parė Botėrore mė 29 shtator tė vitit 1918, me 90.000 ushtarė tė humbur, pėrgjatė rrjedhės sė konfliktit.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Diele, 11 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta I Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:05 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart