Login 

14 tetor 1962 fillon kriza kubane e raketave

Pershkrimi: Mė 14 Tetor 1962, filloi e ashtuquajtura krizė Kubane e Raketave, duke ēuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik nė prag tė njė konflikti nuklear. Fotografi tė marra nga lartėsia, nga njė avion spiun U-2, ofruan fakte tė padiskutueshme qė sovjetikėt kishin vendosur raketa nukleare nė Kubė, 90 milje larg vijės bregdetare Amerikane.

Tensioni ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, mbi Kubėn, ishte rritur qė prej invadimit tė dėshtuar, nė prill tė vitit 1961, nė Bay of Pigs (Gjiri i Derrave), nė tė cilėn refugjatė kubanė, tė armatosur dhe tė trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, zbarkuan nė Kubė dhe u pėrpoqėn tė rrėzonin qeverinė e Fidel Kastros. Edhe pse sulmi nuk pati sukses, Kastro ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara do tė tentonin pėrsėri, kėshtu qė u pėrpoq tė merrte mė shumė ndihmė ushtarake nga Bashkimi Sovjetik. Gjatė vitit vijues, numri i kėshilltarėve sovjetik arriti deri nė 20.000. Gjithashtu u hapėn fjalė qė Rusia po lėvizte raketa dhe aeroplanė bombardues strategjikė pėr nė ishull.

Lideri rus Nikita Hrushov mund tė ketė vendosur tė vepronte nė mėnyrė kaq dramatike nė Luftėn e Ftohtė pėr disa arsye. Ai mund tė ketė menduar qė Shtetet e Bashkuara me tė vėrtetė do tė pushtonin Kubėn dhe i pajisi ato me armė pėr siguri. Duke u pėrballur me kritika nga anėtarėt e njė linje mė tė ashpėr tė hierarkisė komuniste sovjetike, ai mund tė ketė menduar se duke mbajtur njė qėndrim tė ashpėr mund tė fitonte mbėshtetje. Gjithashtu Hrushovi asnjėherė nuk kishte duruar faktin qė raketat nukleare tė Shteteve tė Bashkuara ishin vendosur pranė Bashkimit Sovjetik (pėr shembull nė Turqi), dhe duke vėnė raketa nė Kubė mund tė ishte njė mėnyrė pėr tė rivendosur balancėn.

Dy ditė pas marrjes sė fotografive, pasi u pėrpunuan dhe u analizuan nga dy oficerė tė shėrbimit sekret, ato iu treguan Presidentit Kennedy. Gjatė dy javėve nė vazhdim, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ishin shumė afėr fillimit tė njė luftė nukleare, si asnjėherė tjetėr, dhe njė botė e tmerruar priste rezultatet.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Merkure, 14 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta Ftohte*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:06 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart