Login 

21 tetor 1941 gjermanėt masakrojnė burra, gra dhe fėmijė nė Jugosllavi

Pershkrimi: Mė 21 tetor tė vitit 1941, nė Luftėn e Dytė Botėrore, ushtarėt gjermanė, tė zemėruar, vranė mijėra civilė jugosllavė, pėrfshirė tė gjithė klasat e shkollave tė djemve ne Beograd.

Pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė qėndruar neutral, nė trazirat e Luftės sė Dytė Botėrore, Jugosllavia pėrfundimisht u detyrua tė firmoste njė “traktat miqėsie” me Gjermaninė, nė fund tė vitit 1940, duke u bashkuar pėrfundimisht me Paktin Tripalėsh tė Boshtit, nė mars tė vitit 1941. Masat popullore jugosllave kundėrshtuan kėtė aleancė, dhe pak kohė pas kėsaj regjentėt, tė cilėt ishin pėrpjekur tė mbanin njė konfederatė tė brishtė me grupe dhe rajone etnike sė bashku, qė prej krijimit tė Jugosllavisė, nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore, u rrėzuan dhe ushtria serbe vuri nė pushtet Princin Peter. Princi, tashmė Mbret, refuzoi aleancėn me Gjermaninė, dhe gjermanėt u kundėrpėrgjigjėn me forcat ajrore, duke bombarduar Beogradin dhe vrarė rreth 17.000 njerėz.

Me rėnien e qėndresės sė Jugosllavisė, Mbreti Peter u largua pėr nė Londėr, duke krijuar njė qeveri nė mėrgim. Mė pas Hitleri filloi tė copėzonte Jugosllavinė, nė shtete kukulla, sė pari duke i ndarė nė linja etnike, duke shpresuar tė fitonte besnikėrinė e disa vendeve – si pėr shembull tė kroatėve – me premtimin se do t’i bėnte njė shtet tė pavarur pas luftės. (Nė fakt, shumė kroatė luftuan pėrkrah gjermanėve, nė betejėn kundra Bashkimit Sovjetik.) Hungaria, Bullgaria dhe Italia morėn pjesė nga Jugosllavia, ndėrsa kundėrshtarėt serbė masakroheshin. Mė 21 tetor, nė Kragujevac, 2.300 burra dhe djem u vranė; nė Kraljevo u vranė mė shumė se 7000 veta nga trupat gjermane dhe nė rajonin e Macva u vranė 6.000 burra, gra dhe fėmijė.

Partizanėt serbė, duke luftuar nėn udhėheqjen e socialistit Josif “Tito” Brozovich, fituan mbėshtetje nga Britania dhe ndihmė nga USSR, nė betejėn e tyre kundra okupatorėve. “Njerėzit nuk e njohin autoritetin... ata ndjekin banditėt komunistė verbėrisht,” raportonte njė zyrtar gjerman nė Berlin.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Merkure, 21 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:09 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart