Login 

21 tetor 1833 lindi Alfred Nobel

Pershkrimi: Me 21 tetor 1833 lindi ne Stokholm, Suedi, themeluesi i ēmimit Nobel, Alfred Nobel, si dhe shpikėsi i dinamitit dhe eksploziveve tė tjera tė rrezikshme. Nė testamentin e tij, Nobel i adresoi fitimet e tij tė ardhshme nė njė fond nė tė cilin interesi do tė "shpėrndahej ēdo vit nė formėn e njė ēmimi tek personat tė cilėt gjatė njė viti do tė bėnin njė tė mirė tė madhe pėr njerėzimin." Megjithėse Nobel nuk tregoi ndonjė arėsye publike pėr krijimin e kėtij ēmimi, gjerėsisht u besua se ai e bėri kėtė pėr tė pastruar moralin e tij si shpikės i lėndėve shpėrthyese ushtarake tė luftės.

Alfred Nobel u lind nė Stokholm mė 1833, dhe katėr vite mė vonė familja e tij shkoi nė Rusi. Babai i tij drejtonte njė fabrikė tė suksesshme nė Petėrsburg, qė prodhonte mina dhe paisje tė tjera ushtarake. Nobel u shkollua nė Rusi, Paris dhe SHBA dhe u bė njė kimist i shquar. Kur biznesi i tė jatit u bllokua pas luftės sė Krimesė, Nobeli u kthye nė Suedi dhe krijoi njė laborator qė eksperimentonte lėndė eksplozive. Gjatė kėsaj kohe ai shpiku disa lėndė shpėrthyese, ndėrkohė qė mė 1864 fabrika shpėrtheu duke vrarė vėllanė e tij tė vogėl dhe disa persona tė tjerė. Mė 1867 ai shpiku dinamitin dhe i vuri kėtė emėr nė origjinė tė fjalės greke "dynamis" (fuqi). Pas sigurimit tė patentės sė dinamitit ai pėrfitoi tė ardhura tė mėdha nga tregjet e luftės.

Puna e tij nė fushėn e eksplozivit i dha atj publikisht titullin ironik: "tregėtari i vdekjes". Njė pėrcaktim i tillė krijoi stres shpirtėror tek Nobel, dhe pas vdekjes sė tij nė San Remo, Itali, mė 10 dhjetor 1896, pjesėn dėrmuese tė pasurisė ai e adresoi nė krijimin e Ēmimit Nobel, qė synonte reduktimin e armėve tė luftės dhe nxitjen e kongreseve tė paqes. Pesė vjet pas vdekjes sė tij, u dhanė ēmimet e para Nobel.

Daten: E Merkure, 21 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Personalitete*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 21 Tetor 2015 03:51 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart