Login 

28 tetor 1940 Italia sulmon Greqinė

Pershkrimi: Mė 28 tetor 1940, ne Luftėn e Dytė Botėrore, ushtria e Musolinit, pasi kishte pushtuar Shqipėrinė, sulmoi Greqinė. Kjo fushatė do tė ishte shkatėrruese pėr forcat ushtarake tė Duēes.

Musolini i ēuditi tė gjithė, me kėtė lėvizje kundra Greqisė. Edhe aleati i tij, Adolf Hitler, u zu nė befasi, sepse Duēe i kishte lėnė tė kuptonte qė ai nuk kishte njė qėllim tė tillė. Hitleri e dėnoi lėvizjen si njė gabim tė madh strategjik. Sipas Hitlerit, Musolini duhej tė ishte pėrqėndruar nė Afrikėn e Veriut, duke vazhduar avancimin drejt Egjiptit. Madje edhe shefi i stafit ushtarak te Musolinit u vu ne dijeni per sulmin vetem pas faktit te kryer. Por pavarėsisht se ishte paralajmėruar, nga gjeneralėt e tij, pėr invadimin e Greqisė, pavarėsisht mungesės sė gatishmėrisė nga ana e ushtrisė sė tij, pavarėsisht se do tė futej nė njė vend malor, gjatė sezonit tė shirave, kundra njė armate tė gatshme tė luftonte me shpirt e me dhėmbė pėr tė mbrojtur autonominė e saj, Musolini vazhdoi me arrogancė tė dukshme, i bindur se mund tė mundte grekėt, brėnda disa ditėve.

Ai gjithashtu dinte sekretin, qė miliona lireta ishin vėnė mėnjanė, pėr tė korruptuar politikanėt dhe gjeneralėt grekė, pėr tė mos rezistuar ndaj invadimit italian. Ėshtė e paqartė, nėse paratė u dorėzuan, nga agjentėt fashistė italianė tė deleguar, pėrgjegjės pėr kėtė. Sidoqoftė kjo nuk solli ndonjė ndryshim. Grekėt arritėn ti zbrapsin, pushtuesit italianė, pėr nė Shqipėri, vetėm pas njė jave. Fuqia e Boshtit, kaloi tre muajt nė vijim, duke luftuar nė betejė mbrojtėse. Gjėrat u pėrkeqėsuan mė shumė, pasi gjysma e flotės italiane, nė Taranto, u dėmtua nga njė anije luftarake angleze. Musolini u poshtėrua.

Pėrgatiti Dardana Cami

Daten: E Merkure, 28 Tetor 2015
Perseritja: Vjetore
Prioriteti: 5-Normal
Aksesi: Publik
Kategorite: Lufta II Boterore*
Postuar nga: DEFAULT ADMINISTRATOR
Rifreskuar: E Merkure, 30 Shtator 2015 19:12 GMT
Attachment: Asnje



Copyright @ 2005-2015 Gazeta Kritika | Kritika-Lajme | Kritiket Blog | Libri i Verejtjeve | Rss feed | Shko Lart