Skip to content

Khrushovi kishte të drejtë. Ne hamë sa mijtë e BE-s

04. 08. 2012 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Europe

E kam transformuar disi titullin. Në fakt Khrushovi iu referua Bashkimit Sovietik atëherë, kur Enver Hoxha i kërkoi ndihmë, grurë. Ai i pat thënë Hoxhës se "aq grurë sa do Shqipëria, hanë mijtë në depot e BS-s." Plotësisht korrekt. Me ç'kuptohet Khrushovi e njihte mirë Shqipërinë, dhe ndoshta ai ishte një mik i vendit tonë (ishte ukrahinas, jo rus, dhe ukrahinasit janë dashamirës, jo si disa kombësi të tjera sllave).

Pyetja është se ç'lidhje ka ky shkrim me titullin e mësipërm, pra me mijtë e BE-s. Mendoj se ka një lidhje, pasi Shqipëria sot është në prag të një evenimenti të madh historik, në prag të një ëndrre, në prag të ideales. Shqipëria pritet të bëhet pjesë e BE-s, e këtij "hambari" gjigand ku "mijtë e depove të saj hanë sa ç'hamë ne" - literally.

Ne jemi një vend i vogël, fare i parëndësishëm, fare i papërfillshëm, KOT. Binduni për këtë vëllezër. Ne jemi me të vërtetë kot, dhe të vetmit që flasin për ne, që ngrenë lavde për ne, që na vlerësojnë ne..., jemi vetëm ne, askush tjetër. Këtë e dinë mirë ata që jetojnë në pjesën e zhvilluar të botës, në qytete e vende gjigande, atje ku një lagje është sa gjithë popullsia e Shqipërisë sonë të vockël.

Por fatkeqësisht shqiptarët e Shqipërisë akoma nuk e kanë kuptuar këtë. Ata mendojnë me naivitet se janë të rëndësishëm, se janë fanar, keshtjellë... e tërci vërci. Jo o njerëz, me dhimbje por duhet thënë, nuk jemi të rëndësishëm, jemi shumë pak, shumë shumë të vegjël, dhe kur je i tillë të shkelin me këmbë, të zhysin, siç na kanë zhytur e shkelur ne tashmë.

Prandaj është e rëndësishme, ekstremisht e rëndësishme, të bëhemi pjesë e BE-s, të bëhemi edhe ne të rëndësishëm më në fund, të jemi pjesë e një vendi të madh, që edhe brezi ynë (e ato në vazhdim) të jetojë një ditë të lumtur më në fund (dreqi ta marrë këtë punë)... Historia tregon se shqiptarët bëhen të famshëm kur janë pjesë e "perandorive", jo kur janë vetëm...

Ashtu siç u bënë të rëndësishëm (bie fjala) Karolina e Jugut, Alabama, Karolina e Veriut... nën SHBA. Nëse këto shtete të vegjël të Amerikes do kishin qenë indipendente si ne, do ishin katandisur si ne, kot-më-kot, ashtu si shume vende të tjera të kontinentit Amerikan (Peruja, Kuba, Ekuadori, Panamaja...). Por fakti që ato u bënë pjesë e SHBA i bëri të rëndësishëm e të fuqishëm..., siç do na bëjë BE edhe ne nesër.

PS: Votoni ligjin e imunitetit, mos u bëni pengesë e ëndrrës së madhe të një kombi të vogël. Kur BE e SHBA thonë se ligji eshte OK, pse dispjutë e kotë për të...

Autori

Komente

Lanabregesi

07. 08. 2012 nga Anonim, 5 vjet 1 javë para
Koment id: 1026

Per saktesi,Nikita Sergejevic Hrushovi ishte Rus i lindur ne Ukrahine jo ukrainas,e pohon vet ne kujtimet e tij.E dyta nuk ka asnjefar vlere vajtja ne Europe me nje Asad ne krye te qeverise,pavaresisht se medemek demokrateve te Euro-Amerikes i pelqen Asadi yne.

ne dhe be .ps=komonist

04. 08. 2012 nga Anonim, 5 vjet 2 javë para
Koment id: 1022

c ne kritika me kete shkrim u befasova

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar